Brexit ‘shpartalloi’ 50 vjet politikë tregtare në Britani, duke e ndarë vendin nga tregu i tij i vetëm më i madh. Kryeministri Boris Johnson tani po përpiqet t’i ngjisë pjesët përsëri.
Që kur Britania u largua nga Bashkimi Evropian më 31 Janar, Johnson ka dërguar sekretarin e tij të jashtëm në një turne në Australi dhe Japoni për të treguar se Britania është e hapur për biznes, ndërsa qeveria e tij ka shtyrë idenë e një marrëveshje tregtare me SH.B.A.
Por ka një treg që ka më shumë rëndësi se çdo tjetër: BE-ja.
Blloku është destinacioni më i madh tregtar i Britanisësë, që përbën 436 miliardë paund (570 miliardë dollarë) tregti vitin e kaluar – gati 50% e tregtisë totale të mallrave të vendit.
Vendi që është partneri më i madh tregtar i Britanisë është SHBA-ja., me Gjermaninë që e ndjek. Kjo shpjegon përparësinë e Johnson për të arritur një marrëveshje të shpejtë me administratën e Presidentit Donald Trump.
Por BE-ja në tërësi mbetet blloku më i madh me të cilin Britania bën biznes – edhe nëse pjesa e eksporteve amerikane që shkon në BE ka rënë me kalimin e kohës.
Megjithatë, Brukseli nuk ka ngutje t’i japë Britanisë hyrje në tregun e saj nëse Johnson nuk pranon të zbatojë rregullat e saj.
Nëse kryeministri nuk mund të arrijë një marrëveshje me bllokun deri në fund të vitit, Britania do të shndërrohet në atë që do të dukej shumë si ‘Një Brexit pa Marrëveshje’.
Prandaj Johnson ka rritur interesin për të nënshkruar marrëveshje shtesë me vendet në mbarë botën.
/BLOOMBERG NEWS