90 qytetet më të mira në botë për të ngarë biçikletën

28/05/2019 2:32 PM 0 komente

Të eksplorosh qytetet me biçikletë është një mënyrë shumë e mirë për të vlerësuar bukurinë e tyre dhe për të zbuluar ato vende më pak të njohura, veçanërisht kur kushtet klimatike nuk janë të favorshme.

Në vendet nordike, moti ndikon më pak – njerëzit e përdorin biçikletën si kur bën ftohtë, si kur bie shi. Është një zakon i shëndetshëm i adoptuar nga të gjithë – kjo lehtësohet nga prania e infrastrukturave të shumta të projektuara ‘ad hoc’, pista për çiklistët, stimujt për ata që përdorin biçikletën nga ana e qeverisë, të dielat pa makina, shumë stacione bike sharing, dyqane të specializuar për riparime etj.

Këto janë vetëm disa prej parametrave për të krijuar klasifikimin e 90 qyteteve më të mirë në botë për t’i dhënë biçikletës.


Stacion biçikletash në Utreht

Klasifikimi është bërë nga Coya, një start up berlineze për sigurime dixhitale, që ka vlerësuar me pikët më të larta qytetet që nxisin përdorimin e biçikletës si mjet transporti i qëndrueshëm. Duke parë me vëmendje klasifikimin, kupton se në Tokio, në vendin e 26, me 13 milionë banorë, mund të qarkullohet qetësisht me biçikletë pa probleme.



https://coya.com/bike/index-2019

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of