Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” momentalisht është në proces të planifikimit të trafikut shtesë për sezonin e lartë veror 2015.
Po planifikohen edhe dy kompani ajrore të tjera, të cilat do të fillojnë operimet nga 29 Qershori i këtij viti.
Sipas një njoftimi të Aeroportit, bëhet me dije se është Express Airëays – Kompani Sllovene me bazë në Maribor, e cila do t’i shtohet listës së kompanive ajrore që operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës duke ofruar fluturime në destinacionet si Basel/Mulhouse, Bruksel, Hannover, Dusseldorf, Stuttgart dhe Munich.
Po ashtu, Kompania ajrore Smartlynx Airlines me bazë në Riga, e cila ka qenë prezent në tregun e Kosovës në periudhën Janar – Prill, do të filloj përsëri me fluturime nga 29 Qershori i këtij viti, shkruan Kosova Press.
Smartlynx Airlines do të ofroj fluturime në disa destinacione si Malmo, Basel/Mulhouse, Bruksel, Hannover, Dusseldorf, Stuttga rt, Munich dhe Memmingen.
Në njoftimin dërguar nga ana e Aeroportit, thuhet se me nxitjen e kompanive të reja ajrore, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës po krijon lehtësirat e mundshme për kompanitë ajrore dhe pasagjerët si dhe kontribuon në vazhdimësi në rritjen e produkteve dhe opsioneve për udhëtime në/nga ANP “Adem Jashari”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.