Whatsapp ka deklaruar se disa përdorues po hasin sërish problem në aksesin në mesazhet e tyre, ndonëse pas çrregullimeve Ditën e Ndërrimit të Viteve, kompania e ka ristartuar programin, citon Reuters.
Problematika nisi me datë 31 dhjetor dhe preku një pjesë të madhe të përdoruesve në Britaninë e Madhe dhe në Europën Perëndimore, sipas sitit Down Detector, një faqe e cila mundëson vlerësim në kohë reale të shërbimeve në rrjet. Ende asnjë detaj nuk është bërë publik rreth shkakut që ka shkaktuar problematikën.