Disa prej aksioneve aziatike shënuan rritje ndërsa disa të tjera shënuan rënie.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, u rrit 0.05 për qind, duke shënuar nivelin e tij më të lartë që prej 19 qershorit të 2018.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, ra me 0.76 për qind, duke shkuar në 23,656.62 pikë.
Indeksi i aksioneve Topix, ra me 0.68 për qind, në 1,721.36 pikë.
Indeksi i aksioneve kineze CSI 300 u rrit me 1.13 për qind.
Indeksi i aksioneve të Shangait ra me 0.08 për qind, në 3,005.04 pikë.
Indeksi i aksoneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 1.30 për qind, në 28,225.42 pikë.
Indeksi i aksoneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, u rrit me 0.29 për qind, në 2,204.21 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.