Aksionet aziatike humbën shumë pikë mëngjesin e ditës së sotme.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë ra me 2.5 për qind. Gjatë gjithë kësaj jave ky indeks shënoi një rënie prej 4 për qind.
Indeksi i aksioneve të Shangait, SSEC, ra me 3.8 për qind.
Humbjen më të madhe, mëngjesin e kësaj të premteje e shënoi indeksi i aksioenve të Nikkeit, N225, i cili ra me 4.5 për qind në 20,617.86 pikë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej 3 tetorit të 2017. Gjatë gjithë kësaj jave ai ra me 4.9 për qind, njëkohësisht edhe rënia e tij më e lartë që prej shkurtit të këtij viti.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 3.6 për qind në 1,664.94 pikë.
Indeksi i aksioenve të Hong Kongut, Heng Seng, HSI, ra me 3.1 për qind.
Indeksi i aksioneve të Tajvanit ra me 1.6 për qind.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, ra me 3 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.