Aksionet aziatike ishin në nivelin e tyre më të lartë të këtyre 20 muajve të fundit.
Kështu, indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.18 për qind, duke shkuar në 24,083.51 pikë.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 0.50 për qind, duke shkuar në 1,744.16 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 0.87 për qind, në 28,804.74 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, u rrit me 0.54 për qind, në 2,262.64 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 0.66 për qind, në 3,095.79 pikë.
Ndërsa indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë ishte në nivele të qendrueshme mëngjesin e ditës së sotme.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.