Zyrtarët e lartë të Social-demokratëve,si dhe pjesë të bazës së partisë, kanë shprehur kritika të ashpra ndaj marrëveshjejes së koalicionit gjerman me konservatorët e Angela Merkel, duke rritur shanset që marrëveshja të dështojë dhe të dëmtojë ekonominë më të madhe të Evropës në muajt e ardhshëm.
Kryetari i bashkisë së Berlinit, Michael Müller, një socialdemokrat udhëheqës dhe presidenti i Bundesratit, dhoma e dytë e parlamentit të Gjermanisë, tha se ai ishte shumë kritik ndaj një koalicioni të ri të madh, duke deklaruar për Tagesspiegel am Sonntag se marrëveshja ishte shumë e shkurtër mbi politikat që përfshin sigurimin shëndetësor, strehimin, imigracionin dhe integrimit.
Një konventë rajonale partiake në Hessen të shtunën bëri thirrje gjithashtu për implikime të mëtejshëm, ndërsa një konventë në Sachsen-Anhalt hodhi poshtë një koalicion të ri të madh.
Pas pesë ditë bisedimesh të thella, Merkel dhe udhëheqësi i SPD Martin Shulz të premten ranë dakord për skemën e një marrëveshjeje të re koalicioni, në një dokument prej 28 faqesh. Hyrja e SPD-së në bisedime më të hollësishme rreth një qeverie të re mbështetet nga një konvente partiake më 21 janar.
Refuzimi ka gjasa të detyrojë Gjermaninë të zhvillojë zgjedhje të reja, sepse asnjë kombinim tjetër i partive nuk duket në gjendje të formojë një qeveri, pas rezultateve të zgjedhjeve së 24 shtatorit. Përpjekja e parë e Merkel për të formuar një qeveri me Demokratët e Lirë dhe të Gjelbrit u rrëzua dhe kancelarja tha se nuk dëshiron një qeveri të pakicës.