Bregdeti shqiptar do të vizitohet për herë të parë nga e famshmja “Queen Elisabeth”, anija e kompanisë britanike Cunard, e cila do të sjellë një numër të madh turistësh.
Mësohet se anija vjen në portin e Sarandës dhe pasagjerët do të vizitojnë kryesisht rrënojat antike të Butrintit si dhe qytetin e Sarandës dhe do të qëndrojë veçse një ditë.
Kjo anije shërben si një kruaziere luksoze transoqeanike dhe ka një kapacitet prej 2000 pasagjerësh.
Mbërritja e kësaj anije në portet shqiptare është nje ogur i mirë për turizmin si dhe një hap i duhur për zhvillimin e turizmit detar, element turistik që ende nuk ka zhvillim.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.