Në një kohë ku privatësia dixhitale po bëhet gjithnjë e më thelbësore, një aplikacion shqiptar inovativ është gati të ndryshojë lojën.
Okitel është një aplikacion komunikimi, një Start Up i gjithi Made in Albania që është konceptuar t’iu japë përdoruesve lirinë e të komunikuarit pa u shqetësuar nga çështjet e privatësisë.
Okitel është aplikacioni i parë në botë i bisedave që nuk kërkon asnjë të dhënë personale si: email, numër telefoni, apo ndonjë të dhënë tjetër për t’u regjistruar. Pas shkarkimit të aplikacionit ju gjeneroni një numër të rastësishëm 10 shifror i cili shërben për t’u lidhur ju me përdoruesit e tjerë Okitel që ju doni të komunikoni.
Nuk ka asnjë mënyrë të provohet se kujt i përket një numër i caktuar Okitel. Nëse një ditë ju vendosni të fshini Okitel, ai fshihet përgjithmonë sikur mos të kishte ekzistuar kurrë, pasi asnjë e dhënë nuk ruhet në servera. Funksionalitet kryesore janë ato të një aplikacioni chati të zakonshëm, por i pasuruar me shumë elementë të shtuar të privatësisë. Aplikacioni është i disponueshëm për t’u shkarkuar në Apple Store dhe Play Store.
Së fundmi, mes mijëra aplikimeve ky aplikacion është ftuar në samitin global të Teknologjisë dhe Informacionit i cili do të mbahet në Katar për të bërë një prezantim të detajuar të tij, investitorë të shumtë kanë shprehur interes për të mësuar më shumë rreth tij, duke shënuar kështu një arritje të rëndësishme për krijuesit e tij.