Apple publikoi rezultatet fiskale për periudhën që përfundoi më 31 mars, me qarkullim 61,14 miliardë dollarë, në rritje me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Rriten shitjet e iPhone (+3% njësi të dërguara) dhe iPad (+2%) dhe po ashtu shërbimet (+31%, në qarkullimin deri në 9,2 miliardë dollarë) dhe kategoria “produkte të tjera” që përfshin ndër të tjera, Apple Watch dhe asistentin HomePod, qarkullimi i të cilave u rrit me 28% duke arritur shifrën 4 miliardë dollarë.
Gjithsesi iPhone mbetet burimi kryesor i fitimeve, 62% e totalit. Numri i iPhone-ve të shitur gjatë tremujorit të parë të vitit 2018 arriti në 52,2 milionë, ndërsa iPad ndalen në 9,1 milionë.
Tregu kryesor mbetet Amerika, ku qarkullimi i Apple arrin në 24,84 miliardë dollarë, por rritja më e madhe ka ardhur nga Azia, ku mes Kinës, Japonisë dhe pjesës tjetër të Azi Paqësorit flitet për 47% të fitimeve më shumë krahasuar me vitin 2017.
Tim Cook, administratori i deleguar i Apple tha: “Jemi entuziastë, ky është tremujori më i mirë i të gjitha kohërave, me një rritje të fortë të qarkullimit të iPhone, shërbimeve dhe pajisjeve wearable”.
Për tremujorin e ardhshëm, kompania parashikon një qarkullim mes 51,5 dhe 53,5 miliardë dollarë me një marzh fitimi mes 38% dhe 38,5%.