Serbi / Presidenti serb vlerëson marrëdhëniet e mira me Kuvajtin
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, vlerësoi marrëdhëniet e mira që lidhin vendin e tij me shtetin e Kuvajtit.
Vuçiç e bëri këtë koment teksa mirëpriti në Beograd, ambasadorin në largim të Kuvajtit në Serbi, Youssef Ahmad Abdulsamad, duke përgëzuar kontributet gjatë mandatit të tij për forcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve midis Kuvajtit dhe Serbisë, në fusha të ndryshme.
Ambasada e Kuvajtit në Serbi tha se të dyja palët, në takimin e tyre, shprehën rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushën ekonomike, të investimeve dhe të sigurisë energjetike, si dhe bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe sigurisë ushqimore.
Ambasadori Abdulsamad tha se të dy vendet kanë marrëdhënie të gjata historike dhe se vitin e ardhshëm, do të festojnë 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes tyre.
Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Ivica Dacic, dhe ministri i Jashtëm, Nikola Selakovic, më herët mirëpritën ambasadorin Abdulsamad për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Ata diskutuan rëndësinë e mbajtjes së takimit të dytë të komitetit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik dhe teknik midis dy vendeve, në të ardhmen e afërt. Ata vlerësuan lidhjet dhe marrëdhëniet parlamentare përmes vizitave të ndërsjella mes kryetarëve dhe deputetëve të Kuvajtit dhe Parlamentit serb gjatë viteve të kaluara.
Ambasadori Abdulsamad shprehu mirënjohjen për presidentin serb dhe qeverinë e tij duke thënë se ndjenja e bashkëpunimit lehtësoi detyrat e tij.