Të dhënat për turizmin janë aq të vakëta dhe primitive sa dhe vetë turizmi shqiptar. Shifrat më të sakta dhe më të fundit për këtë sektor në Shqipëri i përkasin një kohe pak të largët. Burimi më i besueshëm i këtyre të dhënave, Banka e Shqipërisë, ka matjet vetëm për tre muajt e parë të 2016-s, ndërkohë që kulmi i turizmit në vend është në sezonin verës, ndaj për këtë arsye, analiza mbi to do t’i largohej së vërtetës për turizmin shqiptar në një vit. Megjithatë ia vlen barra qiranë t’i analizojmë këto shifra, për dy arsye.
Së pari, të dhënat tregonin se Shqipëria arriti të kishte një suficit mbi 60 milionë euro në turizëm vetëm për janar-marsin. Ky është një ndër rastet e rralla ndaj ia vlen të shikohet se a ka vijuar ky trend për periudhat e mëvonshme. Meqenëse vendi, këto vitet e fundit, është renditur shpesh në krye të listave nga shumë agjenci të njohura ndërkombëtare, si një destinacion për t’u vizituar, dhe sektori po i afrohet pikut të tij, ndoshta do të jetë e logjikshme që rezultati të jetë më i mirë.
Por vrojtimi i fundit i Qendrës së Kërkimeve Monitor tregon se në javën e tretë të korrikut, hotelet kishin të zëna vetëm 55% të kapacitetit kur në të njëjtën periudhë, ajo ishte 64%. QKM thotë se vetëm 10% e të anketuarve ishin më mirë, ndërsa një vit më parë, optimistët ishin rreth dy herë më shumë. Disa nga arsyet e rënies lidhen me kushte specifike që mund të mos jenë një vit më pas, si p.sh. Kampionati Europian, ku shumë shqiptarë harxhuan para në Francë për të ndjekur kombëtaren, si dhe disa ndërhyrje në infrastrukturë që po zgjatin shumë në disa nga destinacionet kryesore. Kështu ka ndodhur edhe herë të tjera. Turizmi në Shqipëri është diktuar nga ngjarje rrethanore, qoftë pozitive apo negative, dhe ende nuk ka arsye të shëndosha që të mund të krijojnë të ardhura të shëndosha. Ai ende vuan nga probleme të mëdha, që lidhen me cilësinë e infrastrukturës dhe shërbimeve mbështetëse. Dhe ca më keq, nuk ka një profil që t’i japë avantazhin konkurrues.
Megjithatë, numri i turistëve nuk do të thotë gjithçka.
Arsyeja e dytë pse ia vlen të ndalesh te të dhënat e Bankës së Shqipërisë lidhet me përfundimin e saj se, pavarësisht se vendi krijoi suficit, të ardhurat për turistë në ditë kanë rënë. Ky rezultat dëshmon se, pavarësisht investimit financiar apo njerëzor, turizmi është më i varfër. Turistët nuk shpenzojnë se nuk kanë çfarë të konsumojnë më tepër. Por çfarë duhet bërë që turistët të qëndrojnë më gjatë në Shqipëri e të harxhojnë më shumë. Diell, det, mal, ushqim?! Megjithëse agjencitë e huaja i reklamojnë ato me shumicë, këto të mira i kemi pasur edhe më parë, por nuk kanë kthyer mbrapsht përfitime të mëdha, ashtu siç treguan edhe të dhënat e BSH-së. Janë bërë disa strategji për turizmin, herë me fokus te deti dhe rëra, e herë te kultura, e herë te turizmi i biznesit (konferenca, ngjarje të mëdha). Një vend duhet t’i shfrytëzojë të gjitha, por nuk bëhet destinacion i dukshëm në hartën e madhe globale të turizmit, nëse nuk ka kutin autentik konkurrues.
Por atëherë çfarë? Nga duhet t’ia fillojmë?
Një fill të këtij problemi e kemi gjetur te sugjerimet e të huajve. Përpara një jave, një nga portalet e njohura turistike, e rendiste kalanë e Skënderbeut si destinacionin e dytë të kalave në botë që duhet vizituar, pas kështjellës tepër të famshme të kontit Drakula në Rumani. Kalaja e Skënderbeut në Krujë nuk është as më e madhe e as më e bukur se shumë kështjella të tjera në botë. Por ekspertët ndërkombëtarë e përfshinë në top listë jo për arkitekturën, por për historinë, atë çfarë ajo përfaqësonte dhe atë se çfarë Skënderbeu ishte. Pra këshillonte subjektin dhe jo objektin. Për këtë ka nevojë emergjente Shqipëria, rritjen dhe shtimin e shërbimeve dhe produkteve turistike, pse sfida e turizmit global nuk është numri i turistëve, por aftësia për të bindur turistët të harxhojnë më shumë, sepse ke çfarë t’u japësh më shumë. Për ta thjeshtëzuar konkluzionin do të thoshim, se besojmë duhet të shtojmë gamën e shërbimeve dhe produktit. Ia vlen më shumë “të shesim Skënderbeun”. Por, për të shitur atë, duhet që muzetë të jenë hapur, agjencitë turistike të përfshijnë guida në të, të ketë ciceron në disa gjuhë të huaj, etj., etj., pastaj gjithë të tjerat – restorantet baret, qendrat e pushimit, hotelet janë plotësuese. Me pak fjalë, Shqipëria duhet të krijojë fabulën e saj të bukur turistike, ta shërbejë atë dhe të caktojë yllin që do të ndjekë (profilin). Skënderbeu ishte një yll, por shumë shekuj më parë. Tani më, ai duhet shërbyer, sepse turizmi nuk mbahet me patriotizëm, por me mençuri.
Jeni duke lexuar në: 741
Partia e re ka një rrugë të qartë për fitore, por nocione konfuze se çfarë do të bëjë nëse fiton, shkruan The Economist Rosario Scavo kujton kohën kur 80% e banorëve të Borgo Vittoria-s punuan direkt ose indirekt për kompaninë e makinave Fiat. “Ishte një qytet brenda qytetit”, thotë ai për këtë kompani, së cilës i kushtoi 33 vjet të jetës së tij. Kjo lagje e Torinos, votoi për të majtët. Më parë kishin votuar për socialistët ose komunistët, më […]
Qeveria ka prezantuar ndryshimet në përllogaritjen e taksës mbi pronën, duke hamendësuar se kostot politike që do të shkaktohen nga imponimi i detyrimeve të larta ndaj pronarëve do t’i tejkalojë. Në përfitimet e saj, Ministria e Financave tha se tatimi shtesë (për pronarët, pronat e të cilëve e kanë vlerën të paktën 200,000 euro) nuk do të marrë parasysh as fermat, si dhe projektligji për përjashtimin nga tatimi të një numri pronarësh do të tërhiqet. Ministria shtoi se tatimi do të […]
Aktualisht, S&P ka pritshmëri negative lidhur me 3 nga 17 vende – Polonia, Kroacia dhe Mali i Zi, si dhe një pozicion më të stabilizuar në 14 vendet e tjera. Sipas analistëve të S&P, vendimi i Brexit mund të përkeqësojë pasigurinë politike në Europën Qendrore dhe Lindore në disa fronte. Vendet e Europës Lindore dhe Qendrore do të ndikohen nga vendimi i Britanisë së Madhe për të lënë Bashkimin Europian, pas referendumit jodetyrues që u mbajt në 23 qershor, tha […]
Në TripAdvisor, një nga portalet amerikane më të famshme të turizmit në botë me përvojë 16-vjeçare, për Shqipërinë gjen mbi 43,000 komente e opinione. Si destinacionet më popullore renditen: Tirana, Saranda, Durrësi, Vlora, Shkodra dhe Ksamili Në sytë e të huajve, Shqipëria po maturohet si vend turistik, rekomandohet shpesh dhe me fjalë tejet pozitive. Ka destinacione të pazbuluara me natyrë që të lë pa frymë. Kur vjen puna te pikat e dobëta, nuk ka asgjë të re, vazhdojmë të zhgënjejmë […]
Përtej shkrimeve që mediat e huaja po shkruajnë për Shqipërinë, 55% e hoteleve të anketuara nga QKM raportojnë se në korrik kanë pasur më pak punë se vjet. Rezultatet e sondazhit me 100 hotele nga zona të ndryshme bregdetare. Si pritet gushti dhe problemet e pafund të turizmit në Shqipëri, që po shkatërrojnë një nga potencialet më të mëdha të vendit… Si asnjëherë më parë, Shqipëria ka qenë në vëmendjen e mediave kryesore për bukuritë e saj. “Një diamant që […]
Intervistë e posaçme me ministrin e Financave, z. Arben Ahmetaj A e kanë seriozisht financat në stratgjine e re të komunikimit dhe përqasjes ndaj sipërmarrjes, apo kjo është një manovër për të “zbutur” bizneset, teksa zgjedhjet po afrohen. Pse u ofrua pikërisht tani amnistia dhe rivlerësimi dhe çfarë efektesh pritet të ketë ajo te biznesi dhe individët. Në çfarë faze është aksioni informalitet dhe a po shohim pak dritë në ekonominë e dobët shqiptare? Përgjigjet në një intervistë të zgjeruar […]
Ekspertët ndërkombëtarë në ditët në vijim do të bëjnë një studim rreth fatit të termocentralit “Kosova A” nga i cili mbulon rreth 35% të energjisë, e cila konsumohet në vend. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, e pat bërë të ditur se në strategjinë e energjisë do të jetë i hapur edhe opsioni rreth termocentralit “Kosova A”. Ku ai kishte deklaruar se në bazë të këtij studimi do të tregojë opsionet më të mira për këtë termocentral, shkruangazeta “Zëri”. Zyrtarë […]
“EC Ma Ndryshe” ka publikuar infografikën me disa të dhëna rreth performancës buxhetore të komunave që monitoron. Të dhënat buxhetore përfshijnë progresin në shpenzimet kapitale, të hyrat nga tatimi në pronë dhe obligimet e papaguara për komunat e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Mitrovicës, Gjilanit, Ferizajt dhe Gjakovës, sikurse edhe të Suharekës, Rahovecit, Malishevës, Dragashit, Mamushës dhe Shtërpcës. Të dhënat e prezantuara në infografika janë nxjerrë nga Raporti Vjetor Financiar për vitin 2015 i Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës. Projektin […]
Rreth 30 mijë hektarë tokë bujqësore të kategorive të ndryshme janë shitur gjatë procesit të privatizimit në Kosovë nga viti 2002 deri në vitin 2014. Sipas një raporti të quajtur Raporti i Gjelbër për vitin 2015, të publikuar nga Ministria e Bujqësisë, thuhet se shuma totale e inkasuar nga shitja e tokës ka arritur në rreth 99 milionë euro. Po ashtu, thuhet se për një ar tokë, çmimi mesatar ka qenë 34 euro, kurse për një hektar, 3,400 euro. Sipërfaqen […]
Nga fillimi i zbatimit të ligjit “Për faljen e borxheve” e deri më tani janë falur rreth 60 milionë euro borxhe nga 728 milionë sa kanë qenë gjithsej. Ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se kushtëzimet e vendosura në këtë ligj kanë dështuar zbatimin e këtij ligji në praktikë Ligji “Për faljen e borxheve”, i cili ka nisur zbatimin në praktikë para 11 muajsh, po konsiderohet si i dështuar, pasi që nga fillimi e deri më tani janë falur rreth 60 milionë […]
E vendosur të ndryshojë kurs nga gjenerata e dytë (2009), e cila në aspektin stilistik thjesht riinterpretonte frymën e modelit të parë (2002) dhe kishte një mungesë të theksuar novacioni, C3 i ri është përqendruar pikërisht tek dizajni origjinal. Një hap i domosdoshëm, jo vetëm nga nevoja për të shkëputur çdo lidhje me “ish-komshien” e markës së re DS, që tashmë ka kaluar në segmentin premium. Në fakt në vitet e fundit Citroën C3 ka mbetur mjaft prapa konkurrentëve kryesorë […]
Pse nuk dëshiron Hermes që ti të blesh çantën e tyre të shtrenjtë? The Economist jep arsyetimin e vet ekonomik në lidhje me aksesorin më të dëshirueshëm. Në një fluturim nga Parisi në Londër në vitin 1983, Jane Birkin, një këngëtare dhe aktore anglo-franceze, zbrazi çka kishte çanta e saj e mbushur plot prej kashte, përfshirë dhe ditarin e saj Hermes. Jean-Louis Bumas, drejtori ekzekutiv i Hermes-it në atë kohë, e ngriti me xhentilesë. Ata biseduan në lidhje me çantat […]
Mbetjet e ngurta urbane të menaxhuara me fonde publike kanë patur trend në rritje ndër vite, shpjeguar kjo ndër të tjera me sjelljen shoqërore të banorëve si refleksion i ndryshimeve në mënyrën e jetesës së tyre. Në vitin 2015 rezulton të jenë menaxhuar rreth 1,4 milion ton mbetje, në vitin 2014 rreth 1,2 milion ton dhe në vitin 2013 sasia e mbetjeve të menaxhuar me fonde publike ishte 950 mijë ton. Sasia vjetore e mbetjeve të gjeneruara për banor në […]
iPhone shquhet për tërheqjen e madhe që shkakton tek të pasionuarit pas teknologjisë, të cilët vihen në radhë për të pasur modelin më të ri, kur ai ende nuk ka dalë. Kjo pajisje aq shumë e dëshirueshme shpeshherë nuk ka ndonjë ndryshim të dukshëm nga njëri model në tjetrin, por gjithsesi çmimet mbeten të larta. Në Shqipëri, sipas përllogaritjeve të Monitor, për të blerë një iPhone 6s, që kushton 95 mijë lekë (770 dollarë me kursin aktual të këmbimit) do […]
Në mbledhjen e fundit, qeveria ka vendosur që blerjet online mbi 22 euro të paguajnë TVSH dhe taksë doganore, ndërsa për dhuratat apo dërgesat që qytetarët marrin nga jashtë, taksimi fillon nga kufiri 45 euro. Nëse kalohet kufiri i taksueshëm, atëherë blerësi paguan gjithsej si taksa 22.4% të vlerës së mallit (20% TVSH 2.4% taksë doganore). Kjo nënkupton se për të gjitha blerjet mbi 22 euro dhe dhuratat e dërgesat nga jashtë mbi 45 euro, individët duhet të llogarisin që […]
Qeveria i ka dhënë “OK” dy projekteve turistike që do të zhvillohen nga Balfin Group në Himarë dhe në Gjirin e Lalëzit. Vlera e investimeve e parashikuar për këto dy projekte është rreth 78 milionë euro. Më saktësisht: rreth 52 milionë euro për projektin e “Green Coast” që do të ndërtohet në Himarë (Palasë) dhe rreth 26 milionë euro për projektin “New Born” që do të ndërtohet në Gjirin e Lalëzit (Hamallaj). Në Green Coast Resort do të ndërtohen 152 […]
Në 6-mujorin e parë të vitit 2016, volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën e rreth 6.1 miliardë lekë me rritje rreth 3.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, gjatë kësaj periudhe, numri i kontratave u ul me rreth 1%, çka tregon se rritja erdhi për shkak të policave më të shtrenjta. Vihet re se gjatë 6-mujorit të parë kishte një rritje të […]
Lotaria Kombëtare, e cila ndryshoi pronësi së fundmi, është shitur për 1 euro, por çmimi mund të shkojë edhe negativ, nëse përfshihen dhe detyrimet që ka shoqëria, çka nënkupton që biznesi po shitet me humbje. Sipas marrëveshjes së shitblerjes, mes blerësit ‘Novamatic Gaming Industries GmbH’ dhe shitësit pronar të Lotarisë, Albanisch Österreichische Holding Gesellschaft m.b.H’: “Vlera e transaksionit llogaritet bazuar në një çmim bazë të blerjes prej 1 euro i reduktuar me një vlerë të mundshme rregulluese, ku pragu i […]
Rreth 120 startup-eve inovative do t’iu jepet mundësia për të fuqizuar aftësitë sipërmarrëse duke filluar nga zhvillimi i karakteristikave të nevojshme deri në gjenerimin e ideve, e finalizimin e një plani biznesi bindës Në Shqipëri, personat që janë aktivë në tregun e punës, që punojnë apo janë në kërkim të punës zënë rreth 66% të popullsisë. Rritja e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes promovimit të inovacionit vlerësohet nga ekspertët si një mënyrë efikase për të adresuar […]
Nga fillimi i vitit tjetër, të gjitha mjetet që do të kalojnë në Rrugën e Kombit do të paguajnë 5 euro, ndërsa banorët e Kukësit do të përjashtohen nga kjo tarifë. Pas miratimit të ofertës fituese të “Vendeka Bilgi” për dhënien me koncesion të ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes së autostradës Milot – Morinë, burimet nga Ministria e Transporteve pohojnë se në periudhën shtator-tetor do të nënshkruhet kontrata dhe do të diskutohen tarifat dhe brenda gjashtë muajve do të fillojë zbatimi […]
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të ketë një drejtues të ri në Tiranë dhe ai është Matteo Colangeli, i cili zëvendëson në këtë detyrë Christoph Denk, që rikthehet në Londër. Colangeli do të marrë drejtimin e zyrës në Tiranë në datë 1 shtator. Ai iu bashkua bankës, në Departamentin e Burimeve Natyrore në vitin 2005. Më parë ai ka punuar në Bankën Mbretërore të Skocisë, dhe si konsulent pranë kompanisë “Arthur Andersen”. Në Shqipëri, BERZH llogarit 25 vjet […]
Pjesa më e madhe e bankave ia kanë dalë të ulin kreditë me probleme në raport me totalin e stokut që kanë dhënë hua në ekonomi. Por ato janë ndihmuar edhe nga fshirja e huave pa shpresë arkëtimi nga bilancet e tyre. Ja cilat janë bankat që kanë nivelin më të lartë të NPL-ve në vend Pesha e kredisë me probleme ndaj totalit të kredisë së secilës bankë, 2014-2015 Në 2015-n, bankat lanë mënjanë kreditimin dhe të gjitha energjitë […]
Çdo individ që ka një pasuri të paluajtshme të blerë vite më parë dhe kërkon ta sjellë në vlerën e tregut mund ta bëjë, por koha me normën favorizuese do të jetë e kufizuar deri në mars 2017. Agjentët imobiliarë sqarojnë procedurën që duhet të ndiqet nga individët apo personat juridikë. Kujdes! Ky ligj nuk e shmang tatimin prej 15% të vlerës së transaksionit të vendosur midis blerësit dhe shitësit, por nëpërmjet tij, ai mund të zvogëlohet Në periudhën 2011–2013, […]
Flet Ing. Xheni Jahja, drejtuesja e Agjencisë së menaxhimit të pronave të paluajtshme, Tirana Real Estate Sipas Ministrisë së Financave për amnistinë fiskale për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme parashikohet: “Të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme dhe të regjistruar në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive, kanë të drejtë që brenda dhjetor 2016, të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut. Në kategorinë e pasurisë së paluajtshme përfshihen toka dhe ndërtesa. Procesi i […]
Flet Estela Ziu, nënkryetare e Shoqatës Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Patundshme Duke nisur nga 1 shtatori, për 6 muaj deri më 28 shkurt 2017, qytetarët dhe bizneset kanë mundësinë të rivlerësojnë pasuritë e tyre të patundshme. Dilema nëse një ligj i tillë do të hynte sërish në fuqi, ose jo, ishte bërë dhe më e fortë pas vendosjes së tatimfitimit prej 15%. Shumë individë të interesuar kishin tërhequr shtëpitë e tyre nga shitja për efekt të taksës së […]
Pasi projekti për të ndërtuar një terminal të veçantë për anijet kroçiera në Dubrovnik dështoi, disa analistë thonë se porti turistik kroat me famë botërore nuk do të kishte sjellë shumë të ardhura. Qyteti bregdetar i Dubrovnikut “nuk do të vuajë shumë” nga braktisja e projektit për ndërtimin e terminalit, tha një analist për BIRN-in. Analisti ekonomik, Damir Novotny, i tha BIRN-it se megjithëse Dubrovniku “është i përqendruar drejt turizmit të anijeve kroçiera”, një qytet i tillë, i njohur në […]
Bullgaria do të ketë ndërlidhjen e saj të gazit me Rumaninë fqinje, ka thënë ministrja e Energjisë, Temenuzhka Petkova. Petkova dhe homologu rumun, Victor Vlad Grigorescu kanë inspektuar vendin ku do të ndërtohet seksioni nënujor i gazsjellësit, në Marten, në krahinën ruse, në bregun bullgar të Danubit. “Të gjitha aktivitetet janë të mirëprogramuara, në sajë të koordinimit të mirë në mes të operatorëve të transmetimit të gazit të Bullgarisë dhe Rumanisë, Bulgartransgaz dhe Transgaz”, tha Petkova në kantier, sipas një […]
Maqedonia do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme parlamentare në muajin dhjetor. Për këtë është rënë dakord nga katër partitë kryesore të vendit, për t’i dhënë fund krizës së zgjatur politike. Bashkimi Social Demokratik i Maqedonisë (SDSM), Organizata Revolucionare-Partia Demokratike Maqedonase për Unitet Kombëtar (VMRO-DPMNE), Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH) kanë kohë deri më 31 gusht për të vendosur nëse zgjedhjet mund të mbahen në fund të dhjetorit. Marrëveshja paraprake, e shpallur nga ambasadori amerikan […]
Presidenti i Turqisë po shkatërron demokracinë, për të cilën turqit rrezikuan jetën për ta mbrojtur atë, shkruan The Economist Për shumicën është i panjohur grushti i shtetit nga ana e ushtarakëve i mbetur në tentativë mbrëmjen e 15 korrikut. Pse dështoi kaq keq? Si arriti komploti? Ishin puçistët e stilit të vjetër, siç u tha në komunikatën e tyre fillestare; apo ishin ata ndjekës të një kleriku islamik në mërgim, Fethullah Gulen, siç pretendon qeveria? Por dy gjëra janë të […]
Reklamuesit kroatë rritën investimet në vitin 2015 me 3.1%, 1.45 miliardë kuna kroate, sipas Shoqatës Kroate të Agjencive të Komunikimit (Hura). Për të dytin vit radhazi, reklamat në internet regjistruan rritje të ndjeshme, 43.6% më shumë krahasuar me vitin 2014. Televizioni vazhdon të kryesojë shpenzimet për reklama, duke zënë 51% të totalit, ndërsa interneti është në vendin e tretë, me 11.6%.
Borxhi publik serb ishte në nivelet e 24.18 miliardë eurove në fund të qershorit, raportoi Ministria e Financave. Borxhi publik përllogaritet rreth 71.9% e PBB së vendit, thuhet në buletinin e Trendit Aktual |Makroekonomik. Në qershor të 2016 borxhi ishte 628 milionë euro më i ulët krahasuar me periudhën e fundit të vitit 2015, kur përllogaritej 24.8 miliardë euro, duke kontribuar me 76% në PBB.
Kompania konsulente për menaxhimin Boston Consulting Group BKG, njëra nga firmat udhëheqëse botërore konsulente për strategji biznesi, në raportin e saj vjetor për vitin 2016 e mat “mirëqenien e qëndrueshme“ të një vendi në bazë të 44 treguesve të ndryshëm. Treguesit, mes të tjerash e matin edhe normën e papunësisë, inflacionin, përhapjen e sëmundjeve, jetë zgjatjen e pritur, cilësinë dhe qasjen e arsimit, cilësinë e infrastrukturës, gjendjen me mjedisin jetësor, kontrollin e korrupsionit, lirinë e shtypit dhe shumë të tjera. […]
Grupi Industrial Europian mblodhi përsëri Këshillin dhe Komisionin Europian për të kundërshtuar me forcë dhënien me koncesion të statusit të ekonomisë së tregut, Kinës, me arsyetimin se kështu do të jetë më e vështirë për të përdorur instrumentet e tregtisë, siç janë masat antidumping, të cilave u mbaron afati në vitin 2016. Kina, aktualisht, ka statusin NME (non-market economy), që do të thotë se nuk operon në kushtet e një ekonomie tregu. Ky status i Kinës përfundon në dhjetor të […]
Bashkia e Tiranës ka filluar punën për të krijuar një ndërmarrje publike, e cila do të pastrojë qytetin dhe do të menaxhojë mbetjet. Zbardhet biznesi plani si do funksionojë ky monopol shtetëror. Frika më e madhe në këtë mes është nëse Bashkia e Tiranës, thjesht po ndërron klientët e saj në kontratat që ka me privatët, apo po synon përmirësimin e mënyrës se si pastrohet qyteti. Në datën 5 janar, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, firmosi një marrëveshje me homologun […]
Joleza Koka, anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, përfaqësuese e Partisë Socialiste Menaxhimi nga kompania publike do të zgjidhë problemin e ndotjes në kryeqytet dhe me kosto më të ulët. Joleza Koka thotë se situata ishte emergjente dhe kërkonte zgjidhje. Bashkia e Veronës do të japë një përvojë shumë të mirë sqaron ajo. Ju jeni anëtare e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, por edhe anëtare e Komisionit për Planifikimin, Zhvillimin dhe Mbrojtjen e Territorit dhe Mjedisit, a mendoni se Tirana është […]
Flet Leonard Olli, anëtar i Këshillit Bashkiak, përfaqësues i Partisë Demokratike Demokratët në Këshillin Bashkiak votuan kundër nismës për ndërtimin e një kompanie publike që do të menaxhojë pastrimin e qytetit. Leonard Olli sqaron se ky është një kthim pas në kohë, që bëhet për interesa të ngushta korruptive Besoj se jeni njohur me nismën, e cila u miratua javën e shkuar në Këshillin Bashkiak për krijimin e një kompanie publike që do të marrë përsipër pastrimin e qytetit. Si […]
Flet Sazan Guri, profesor në çështjet e mjedisit Edhe pse qytetarët paguajnë çdo vit 30 milionë euro për pastrimin e qytetit, ata nuk e marrin shërbimin që kanë paguar. Sazan Guri thotë se tentativa për ta bërë nga një ndërmarrje private nuk i zgjidh çështjet e pastrimit të Tiranës Mendoni se Tirana është një qytet i pastër? Unë mendoj që Tirana nuk është absolutisht më e pastër se një vit më parë, me përjashtim të qendrës që ka një kujdesje […]
Të dhënat për turizmin janë aq të vakëta dhe primitive sa dhe vetë turizmi shqiptar. Shifrat më të sakta dhe më të fundit për këtë sektor në Shqipëri i përkasin një kohe pak të largët. Burimi më i besueshëm i këtyre të dhënave, Banka e Shqipërisë, ka matjet vetëm për tre muajt e parë të 2016-s, ndërkohë që kulmi i turizmit në vend është në sezonin verës, ndaj për këtë arsye, analiza mbi to do t’i largohej së vërtetës për […]