Asambleja Parlamentare e NATO-s, Rama: Përfshirje të plotë Ballkanit

30/05/2016 9:49 AM 0 komente

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, theksoi se “përfshirja e plotë e Ballkanit në NATO do të jetë një investim kapital për të mirën e rajonit dhe përgjigja më e qartë për ambiciet gjeopolitike të aktorëve të tjerë”.

“Anëtarësimi në NATO ishte historik dhe përcaktoi të ardhmen e re për Shqipërinë. Shqipëria është e interesuar që edhe Mali i Zi dhe Maqedonia të anëtarësohen në NATO. Integrimi i Kosovës, nuk është domosdoshmëri për vetë Kosovën, Ballkanin, por edhe për të gjtihë familjen euroatlantike. Përfshirja e plotë e Ballkanit në NATO do të jetë një investim kapital për të mirën e rajonit dhe përgjigja më e qartë për ambiciet gjeopolitike të aktorëve të tjerë”, tha Rama.

Ndërsa kryeparlamentari Ilir Meta deklaroi: “Shqipëria do të vazhdojë të mbetet anëtare aktive e NATO-s dhe duhet konsoliduar marrëdhënia për sigurinë e përbashkët”.

Në lidhje me krizën e refugjatëve, Meta tha: “Shqipëria do të vërë në dispozicion kapacitetet e saj modeste për të ndihmuar në lehtësimin e krizës së refugjatëve. Kemi detyrimin si botë e civilizuar t’u japim ndihmesë dhe strehë refugjatëve. Duhet të veprojmë si një trup i vetëm ndaj sfidave për t’i treguar botës se jemi të fortë”.

/ Top Channel

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of