Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se asetet e sektorit të pensioneve arritën vlerën prej 1.0
miliard eurosh, duke shënuar rritje vjetore prej 24 përqindësh.
Struktura e aseteve të sektorit të pensioneve dominohet nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK), i cili menaxhon 99.4 për qind të gjithsej aseteve, ndërsa pjesa e mbetur prej 0.6 për qind menaxhohet nga Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve (FSKP).
“FKPK edhe gjatë TM2 2014 ka vazhduar me performancë pozitive, duke shënuar rritje të aseteve dhe kthimit nga investimet. Gjithsej asetet e FKPK-së në qershor 2014 arritën vlerën prej 996.9 milionë euro. Gjysma e parë e vitit 2014 për FKPK-n është mbyllur me 32 milionë euro kthim bruto prej investimeve. Në ditën e fundit të qershorit 2014, çmimi i aksionit arriti në 1.25 euro (1.14 euro në TM2 2013)”, thuhet në raportin e BQK-së, për vlerësimin tremujor të Ekonomisë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.