Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në raportin e saj më të fundit lidhur me papunësinë në vend, deklaroi se 56 % ka arritur shkalla e papunësisë në Kosovë te të rinjtë nga mosha 15 deri në 24 vjeç.
Ministria e Punës deklaron gjithashtu se numri i punëkërkuesve ka ardhur duke u rritur.
Në qershor të këtij vitit gjithsej 272.096 persona ishin të regjistruar si të papunë, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, numri i punëkërkuesve ishte 265.531, shkruan Zëri.
Kjo tregon se për një vit numri i punëkërkuesve është rritur me 2.5 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.