Asus kthehet në tregun e “të konvertueshmëve” me një model të ri “The new PadFone”, teknikisht i quajtur A86, për ta dalluar nga versioni i mëparshëm A80. Bëhet fjalë për një model të nivelit të lartë me një skedë teknike ambicioze për të dy natyrat, si atë të smartfonit, ashtu edhe të tabletit 10-polësh. Në këtë mënyrë, kompania synon t’u përgjigjet kërkesave të tregut.
“The New PadFone” përbëhet nga dy pjesë: një njësi qendrore smartfon që integron të gjithë komponentët kryesorë, si dhe njësinëe dallueshme të tabletit, me të cilën mund të lidhet smartfoni e që mundëson “transformimin” e shikimit të ekranit në një diagonale më të gjerë.Natyrisht pa një ndërlidhje e tillë, tableti do të ishte thjesht një ekran, pra nuk është e mundur që të përdoren si njësi të ndara.
Karakteristikat e smartfonit janë të nivelit të lartë. Në të gjendet procesori Qualcomm Snapdragon 800, quad-core 2.2 GHz, i pajisur me 2 GB RAM. Memoria e brendshme është 16 GB, por mund të zgjerohet falë kartës microSD (deri në 64 GB).
Në “bord” gjendën edhe sensorët dhe antena: Wi-Fi 802.11a/b/g/n/ac, Bluetooth 4.0, NFC, sensori i ndriçimit të mjedisit e GPS (i krahasueshëm me satelitin GLONASS).
Natyrisht në të ështëedhe teknologjia 4G LTE për lidhje shumë të shpejtë, ndërsa sporti për thirrjet zanore është 2G/3G quad-band.
Për sa u përket ekraneve, ai i smartfonit është 5 polësh dhe ofron rezolucion 1.920×1.080 piksel, ndërsa ai i tabletit 10,1 polësh me rezolucion 1.920×1.200.
Densiteti në ppi sikundër mund të shihet është i shkëlqyer sa i përket modalitetit telefonik (mbi 400) dhe pak më i ulët te formati tablet.
Bateria e telefonit është 2.400 mAh, ndërsa në njësinë tablet, ajo është 5.000 mAh, duke siguruar një autonomi më të madhe edhe kur përdoret ekrani i gjerë.
Sa i përket repartit fotografik vihet re se “The New PadFone” ofron një kamerë të pasme 13 megapiksel me autofokus dhe flesh.
Sensorët ballorë janë më pak ambiciozë: 2 megapiksel me AF për telefonin dhe vetëm 1 megapiksel për tabletin.Sistemi operativ është Android në versionin 4.2.2.
Të mirat: Natyrë hibride e realizuar mirë, funksionale, fuqi dhe fluiditet maksimal, dizajn dhe ndërtim cilësor, autonomi e kënaqshme
Të këqijat: Reparti audio nuk është nga më të mirët, nuk realizon lidhje të fortë meWi-Fi, nuk duhet t’i besohet shumë softuerit të kamerës, personalizimi i sistemit operativ jo shumë i arrirë
Të përgjithshme: Është një smartfon 5,5 polësh me ekran Full HD dhe procesor Snapdragon 800 2.2 GHz, që mund të kthehet në një tablet 10 polësh.
Çmimi:799 euro