Parlamenti grek kaloi me një diferencë të ngushtë votash një paketë të re të masave të rrepta të mërkurën në darkë, duke i hapur rrugën huadhënësve ndërkombëtarë që të transferojnë transhin e radhës prej 31.5 miliardë eurosh që është shtyrë prej shumë kohësh, si dhe të ndërmarrë masa që të lehtësojë kushtet e paketës shpëtuese të vendit prej 174 miliardë euro.
Ligjvënësit mbështetën masat me 153 vota, kundrejt 128 vota kundër. Kishte 18 abstenime nga deputetët nga tre partitë që formojnë koalicionin qeverisës.
Antonis Samaras, kryeministri i qendrës së djathtë, the se deputetët po votonin nëse “Greqia do të mbetej një anëtar i euros, apo do të kthehej te izolimi ndërkombëtar, kolapsi drejt falimentimit dhe të kthehej mbrapsht te dhrahmia”.
Nëse parlamenti do të mbështesë buxhetin e vitit 2013 në një tjetër votim të dielën, ministrat e financave të eurozonës pritet që të miratojnë shkurtimin e normave të interesit për huanë shpëtuese të Greqisë të hënën – megjithëse kjo do të duhet ende të miratohet nga shtatë parlamente kombëtare.
Shkurtimi i normës së interesit është pjesa më e diskutueshme e e një pakete shumë planëshe që po negociohet nga trojka e e huadhënësve ndërkombëtarë për të reduktuar barrën e lartë të borxhit grek – që është projektuar të arrijë kulmin në 192% të prodhimit ekonomik në 2014 – dhe mund të nxisë debate në disa parlamente ku mbështetja për më shumë ndihmë greke shihet me dyshim, si Gjermania, Finlanda dhe Holanda.
Në bazë të paketës aktuale shpëtuese prej 174 miliardë euro, norma e interesit për Greqinë është vendosur në 150 pikë bazë mbi normat bankare të huadhënies. Zyrtarët e lartë të BE-së thonë se ata po marrin në konsideratë që ta ulin këtë premium në 80 pikë bazë.