Tre volume hapësirash të futur në një makinë sportive. Tashmë ajo është më e gjatë, por volumi i bagazheve nuk ndryshon. Është përmirësuar aerodinamika. Dhe elementët sportivë janë po të njëjtët
EFICENCA DHE STILI
Shihni anët e veturës. Format e llamarinës kanë fryrë “muskujt” dhe kanë rritur gjatësinë e makinës me 4 cm më shumë se e mëparshmja (4.50 m gjithsej), gjë që e bën karrocerinë më elegante dhe më efiçente. Cx ulet me 0,04 pikë, në një vlerë totale 0,25, dhe me avantazh në konsum. Te A3 Sedan është provuar motori 1,5 TFSI me 150 kuaj fuqi me sistemin e çaktivizimit të dy cilindrave me 48 V. Janë dy teknologji që mundësojnë të ruhet një ecje shumë interesante: 18,2 km/litër në ciklin Wltp. Me simotrën Sportback, Sedan ndan të njëjtën zhdërvjelltësi dhe kompletim optimal.
KROSKOTI HI-TECH
Pulti i komandimit është mjaft i kuruar në termat e dizenjimit por edhe funksional në të njëjtën kohë. Dy daljet e ajrit të konsicionuar në anë të instrumentave janë një shembull i qartë. Selektori i kambios automatike është një levë e vogël te tuneli, e bukur në pamje dhe praktike në përdorim.
EDHE ALEXA
Ashtu si tek Sportback, modeli Sedan ka një infotainment që bazohet në arkitekturën Mib 3 që përmban një ekran me prekje 10,1 inç dhe një ndërlidhje të gjerë online: shërbimet Audi të ndërlidhjes, kompatibile me shërbimet Car-to-X, si dhe asistencë vokale Amazon Alexa. Më tej edhe Android Auto e Apple CarPlay.
THUAJSE SI NJË A4
Hapësira e bagazhit nuk ka ndonjë diferencë nga ajo e gjeneratës paraardhëse të A3 Sedan. Volumi është gjithmonë rreth 425 litra të deklaruara që i korrespondojnë rreth 45 litra më shumë se hapësira e A3 Sportback (dhe vetëm 35 litra më pak se një A4 sedan), megjithëse këtu natyrisht shfrytëzimi në lartësi është më i limituar. Gjithsesi, ekziston mundësia të lëvizen mbështetëset e sediljeve për të rritur hapësirën në thellësi.
Motori
L4 turbobenzinë
Cilindrata
1.498 cm³
Fuqia
110 kW (150 kf)
Çmimi
Nga 33.600 €
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.