Autoriteti i Aviacionit: Si të aplikoni për kompensimin e fluturimeve të Ernest

07/01/2020 2:34 PM 0 komente

Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) ka sqaruar arsyet e pezullimit të kompanisë ajrore low cost, ERnest si do të vijohet më tej si dhe ka dhënë këshilla për pasagjerët që kanë prerë bileta se ku mund të aplikojnë për të marrë kompensim.

Pas njoftimit nga Autoriteti Italian i Aviacionit Civil (ENAC) për pezullimin e licencës së kompanisë “Ernest”, si autoriteti përgjegjës për licencimin e kësaj kompanie, Autoriteti Aviacionit Civil Shqiptar (AAC), i dërgoi një kërkesë sqaruese ENAC dhe u informuam se për shkak të vështirësive financiare me likuiditetin e kompanisë, autoriteti italian ishte detyruar të merrte këtë vendim me shpresën se kompania, deri me datë 13 Janar 2020, do jetë në gjendje të vërtetojë garanci financiare të nevojshme për vijimin e aktivitetit.

Kompania “Ernest” nga ana e saj iu përgjigj AAC-së, se do të angazhohej në marrjen e masave të nevojshme për garantimin e zhvillimit të fluturimeve të programuara deri më datë 13 janar.

Për sa më sipër, që nga momenti i njoftimit për pezullim, kompania është duke operuar me kapacitet të kufizuar në avionë dhe staf operues. Kjo situatë ka sjellë edhe anulime dhe ri-skedulime të fluturimeve, por jo deri në pikën e ndalimit total të fluturimeve.

– Duke qenë se kompania ende ka një licence aktive nga autoriteti italian deri më dt. 13/01, pasagjerët duhet të marrin masat që deri në këtë datë të lidhen në telefon me shërbimin e klientit të kompanisë dhe/ose agjencinë ku kanë prerë biletën dhe të përpiqen të sigurojnë një vend në fluturimet që kompania po kryen.

– Nëse pasagjerët nuk e kryejnë dot fluturimin me Ernest dhe zgjedhin të presin një biletë me një kompani tjetër, atyre u rekomandohet të bëjnë kërkesën për rimbursim dhe kompensim nëpërmjet sistemit të kompanisë në faqen e tyre në internet në adresën:

https://form.jotformeu.com/82412077858362…

– Kërkesën për rimbursim duhet t’a bëjnë edhe pasagjerët që kanë prerë bileta përtej datës 13 Janar 2020.

– Është shumë e rëndësishme që pasagjerët të bëjnë kërkesat për rimbursim dhe kompensim si i vetmi mekanizëm mbrojtës në dispozicionin e tyre sipas ligjit të BE-së.

– Në rast se kompania do dështojë t’i tregojë autoritetit Italian, aftësinë për të mbajtur të vlefshme licencën e operimit, bazuar në legjislacionin e shtetit fqinj, asaj do i duhet të zbatojë hapat e mëtejshëm sipas legjislacionit italian.

– Në lidhje me rimbursimet dhe/ose kompensimet në rast se kjo ndodh, pasagjerët këshillohen të zbatojnë udhëzimet që do të dalin në vijim nga autoriteti italian dhe/ose entitete të tjera shtetërore në vendin fqinj.

AAC është duke ndjekur situatën e kompanisë italiane “Ernest” dhe do të kërkoj në vazhdimësi kompanisë dhe autoriteteve italiane, garantimin e respektimit të të drejtave të pasagjerëve të prekur, si autoriteti përgjegjës për licencimin e kësaj kompanie.

AAC në përputhje me legjislacionin evropian dhe shqiptar, që rregullon të drejtat e pasagjerit, në një situatë sikurse po kalon kompania italiane, do publikoj rast pas rasti informacione të përditësuara me qëllim që të ndihmojmë pasagjerët në vendimmarrjet e tyre.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of