- Morgan Stanley, thotë se Banka e Anglisë, do të ulë normat e interesit duke filluar nga maji, në një shenjë të dukshme optimizmi mes ndjenjës së tregut në rënie.
- Sipas të dhënave të LSEG, pikëpamja e kundërt, tani është disi larg konsensusit, i cili aktualisht çmon në një ulje fillestare të normës së BOE në shtator.
Banka e Anglisë (Bank of England, BOE), ende mund të ulë normat e interesit në maj, ka thënë Morgan Stanley*, ndërsa ndjenja e tregut, që mbështet një lëvizje të tillë, zbehet.
“Ne ende mendojmë se do të ketë një ulje të normës në majit”, tha kryeekonomisti Jens Eisenschmidt.
Pikëpamja e kundërt e bankës së Wall Street, tani është disi larg konsensusit, i cili aktualisht çmon në një ulje fillestare të normës së BOE në shtator, sipas të dhënave të LSEG. Ajo vjen, ndërsa Britania e Madhe përgatitet për zgjedhje të përgjithshme, në janari 2025.
Pritjet për uljen e normës, janë dobësuar gjatë javëve të fundit, pasi inflacioni i qëndrueshëm i SHBA-së dhe komentet gjithnjë e më të ashpra të Rezervës Federale, kanë hedhur dyshime mbi pamjen globale të dezinflacionit.
Edhe Banka Qendrore Europiane, e cila javën e kaluar sinjalizoi një ulje të ardhshme të normës, ka thënë se rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme, mund të kërcënojë këto plane.
Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, tha se perspektiva në Europë ndryshon nga ajo në SHBA, dhe shprehu optimizëm, se inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar po binte, duke i përshkruar të dhënat e fundit, si “shumë në rrugën e duhur” me parashikimet e institucionit.
Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar, u lehtësua më pak se sa pritej, duke rënë në 3.2% në mars, nga 3.4% në shkurt, por duke rënë më pak se 3.1%, që analistët kishin parashikuar për muajin e kaluar.
BOE ka parashikuar se inflacioni, do të bjerë nën objektivin e tij prej 2% në tremujorin e dytë, përpara se të rritet përsëri në 3% më vonë këtë vit. Ekonomisti britanik i Morgan Stanley, ndan këtë pikëpamje, tha Eisenschmidt.
Morgan Stanley, rishikoi parashikimin për uljen e normës së BQE-së, pas një rishikimi të mëparshëm të perspektivës së Fed. Tani banka pret, që të dyja bankat qendrore, të ulin normat tre herë këtë vit, duke parashikuar që BQE, do të bëjë uljen e saj të parë në qershor dhe Fed në korrik. / CNBC
*Morgan Stanley është një bankë amerikane shumëkombëshe e investimeve dhe kompani e shërbimeve financiare me seli në New York City.