Guvernatori i Bankës së Anglisë Mark Carney deklaroi se Banka e Anglisë ka përgjegjësi që të raportojë rreziqet që lidhen me arritjen e objektivit të stabilitetit të çmimeve dhe se një referendum i mundshëm për BREXIT do të ndikojë në këto rreziqe.
Gjatë një dëgjesë në parlament, ai mbrojti fort tezën se dalja e Britanisë mund të ngadalësojë rritjen ekonomike, të shkaktojë një rënie të sterlinës dhe mund të nxisë presione inflacioniste.
Këto komente vijnë fill pasi banka qendrore ashpërsoi paralajmërimet mbi dëmin ekonomik që mund të shkaktojë dalja e Britanisë dhe Guvernatori paralajmëroi se kjo mund të sjellë një recesion.
Kjo solli tensione te mbështetësit e fushatës pro daljes së Britanisë dhe ligjbërësi konservator Jacob Rees-Mogg tha se guvernatori duhet të pushohej.
Guvernatori citoi edhe publikimin e raportit tremujor për inflacionin, ku theksohej paralajmërimi më i fortë për dëmin në ekonomi.
Cameron sakaq e mbrojti Bankën e Anglisë duke thënë se ka të drejtë të paralajmërojë për ngjarjet që mund të vijnë në të ardhmen. Të tjerë politikanë deklaruan se Guvernatori po e tejkalonte mandatin e tij duke shkaktuar destabilitet financiar.