Rritja e qëndrueshme në vendet e Ballkanit Perëndimor po shoqërohet edhe me një rritje të vendeve të reja të punës.
Rritja rajonale pritet të arrijë në 2.6% në 2017, duke u shoqëruar në këtë mënyrë me krijimin e 230,000 vendeve të reja të punës që prej qershorit të 2017, një rritje me 3.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Përpos nivelit të lartë të papunësinë në të gjashtë vendet e rajonit, normat e punësimit janë kthyer në nivelet e para vitit 2008 si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, ish-Republikën Jugosllave (IRJ) të Maqedonisë, Malin e Zi dhe në Serbi. Më shumë se gjysma e vendeve të punës të krijuara në këtë rajon ishin në sektorin privat.
“Gjatë 2017-2019, ekonomia e Bosnjë-Hercegovinës pritet të rritet mesatarisht me 3.2%. Angazhimi dhe përparimi në zbatimin e reformave strukturore, që synojnë sigurimin e qëndrueshmërisë makrofiskale, nxitjen e zhvillimit të sektorit privat dhe përmirësimin e efikasitetit të shpenzimeve sociale do të jenë çelësi për rritjen e ardhshme dhe krijimin e vendeve të punës në Bosnjë-Hercegovinë”, deklaron Emanuel Salinas, menaxher i Bankës Botërore për Bosnjë-Hercegovinën.