Ministri i Financave të Malit të Zi Radoje Zugiç priti Menaxherin e Bankës Botërore për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi,Tatiana Proskuryakova, me të cilin ka diskutuar mekanizmat për bashkëpunim dhe zhvillim të mëtejshëm, si dhe për përmirësimin e projekteve të përbashkëta në proces.
Ministri Zugiç theksoi urgjencën e zgjidhjes së çështjeve të borxheve të komunave nëpërmjet ekspertizës dhe mbështetjen financiare të Bankës Botërore. Kjo mbështetje, sipas fjalëve të tij, do të përfshijë raportimin e vazhdueshëm dhe kryerjen e analizës së gjendjes financiare dhe qëndrueshmërisë së qeverive vendore, si dhe zbatimin e një projekti pilot që mund të shërbejë si model për zgjidhjen e çështjeve të tjera të qeverisë vendore.
Në këtë aspekt, zonja Proskuryakova shprehugatishmërinë e Bankës Botërore për të siguruar këshillim dhe mbështetje financiare në procesin e reformave të Malit të Zi. Ajo gjithashtu përgëzoi dinamikën e zbatimit të projekteve në proces në fushën e kujdesit shëndetësor dhe administratës tatimore.
U ra dakord gjithashtu që të vazhdojnë komunikimi në format e bashkëpunimit në raportet e periudhës së ardhshme, Qeveria.