Kreu i Komitetit Norvegjez Thorbørn Jagland tha se komiteti i dha vlerësimin në një përpjekje për të nxitur Europën për t’u larguar nga “ekstremizmi dhe nacionalizimi ” që kanë çuar në konflikte të mëdha interesi vitet e kaluar. “Kjo është, në një mënyrë, një mesazh për Europën që të sigurojë gjithçka që kemi arritur dhe të ecë përpara,” tha ai ndërsa dha çmimin në Institutin Norvegjez të Nobelit në Oslo të premten.
“Ne nuk e kemi pozicionin për të thënë se si duhet zgjidhur kriza ekonomike, por ne besojmë se është e rëndësishme ta zgjidhim atë dhe se unitetit evropian duhet të ruhet, në mënyrë që Europa të ecë përpara. Ka shumë gjëra që mund të thuhen për krizën ekonomike, psh ku e pati origjinën ajo. Aktualisht filloi në SHBA dhe të gjithëve ne na u desh që të përballemi me të.”
Ai vlerësoi Bashkimin Europian me 27 shtete për rimëkëmbjen pas Luftës së Dytë Botërore dhe për rolin e tij në përhapjen e stabilitetit pas rënies së Murit të Berlinit në 1989.
Çmimi, me vlerë 1.2 miliardë dollarë, do të jepet në Oslo në 10 dhjetor. Vendimi nga pesë anëtarët e panelit, të kryesuar nga Jagland, që është gjithashtu Sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Europës, ishte unanim.
BE fitoi ndër 231 kandidatë, përfshirë disidentët rusë dhe liderët fetare që kanë punuar për pajtimin mes myslimanëve e të krishterëve.
Por, BE gjendet në mes të një krize të euros, monedhës së përbashkët të 17 shteteve. Çmimi ishte surprizë, duke pasur parasysh shqetësimet aktuale të BE-së.
Presidenti i bashkimit Europian mirëpriti dhënien e çmimit Nobel për bashkimin Europiane, duke thënë se ai vlerëson bashkimin pas luftës së Europës dhe do të shërbente si frymëzim.
“Ne jemi thellësisht të prekur dhe të nderuar që BE ka fituar çmimin Nobel për paqen,” tha Martin Schulz.
“BE ka të bëjë me bashkimin. Ai duhet të shërbejë si një frymëzim. BE është një projekt unik që zëvendësoi luftën e paqen, urrejtjen me solidaritetin.”