Komisioni Evropian tha se do të vlerësojë barrën e borxhit dhe kostot e shërbimit të Greqisë pasi kKryeministri Alexis Tsipras të tregojë se kombi i tij do të përmbushë angazhimet në kuadër të programit të tij të ri shpëtimit.
Në mënyrë që të procedohet me bisedimet rreth lehtësimit të borxheve, Greqia duhet të zbatojë reformat e miratuara, të dekretoj të tjera masa të kërkuara dhe të aprovojë rishikimin e parë të programit, referoi komisioneri evropian i Çështjeve Ekonomike të Bashkimit Pierre Moskovici në Bruksel. Në këtë pikë, tha ai, autoritetet mund të shqyrtojnë ‘së në cfarë kushtesh borxhi grek do të jetë i qëndrueshëm’, dhe se si të ‘reduktojë shërbimin e borxhit.’
Bisedimet rreth lehtësimit të borxheve duhet të jetë gati të fillojnë nga fundi i nëntorit nëse Greqia i përmbahet planit, ka thënë Moscovici. Ai tha se ai do të jetë në Athinë të mërkurën dhe të enjten për të diskutuar programin me Tsipras, ministrin e financave Euklidit Tsakalotos dhe të tjerë zyrtarë.
Greqia është kundër afateve të ngjeshura për ta mbajtur në rrugën e duhur paketën e tretë të shpëtimit prej 86 miliardë euro (98 miliard dollarë) dhe të shmangë një raund tjetër trazirash mbi anëtarësimin e saj në zonën e monedhës. Për miratimin e shpëtimit, ministrat e financave të Eurozonës hartuan një skedulë të komplikuar ndaj shumës së parave që mund të sigurohen dhe kohës së tyre.
Si fillim, 3 miliardë euro duhet të zhbllokohen – në dy këste – deri në fund të nëntorit. Janë caktuar piketat për pagesën e parë prej 2 miliard euro që pritet këtë muaj, janë ngritur, ndërsa kërkesat për një tjetër shifër prej 1 miliard eurosh do të përcaktohen më vonë.