Kërkesa për blerje të banesave në Prishtinë ka rënë dukshëm krahas viteve paraprake.
Sipas ekspertëve të tregut, ndonëse çmimet e tyre vazhdojnë të mbesin të njëjta, kërkesa ka rënë me të paktën 10 %.
Drejtues të agjencive për patundshmëri në kryeqytet thonë për gazeta Zëri se çmimi i banesave për një metër katror në lagjet periferike të Prishtinës varion nga 650 deri në 700 euro, ndërsa në qendër të qytetit çmimi i tyre është rreth 1200 deri në 3000 euro.
Bashkim Ajdini, nga agjencia “Omega” në Prishtinë, ka thënë se interesimi i qytetarëve për të blerë banesa të reja ka rënë dukshëm në dy vjetët e fundit.
Ajdini thotë se këtë vit kërkesa për blerje të banesave të reja krahas viteve paraprake, ka rënë përmbi 10 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.