Dollari amerikan shënoi rënie mëngjesin e ditës së sotme kundrejt jenit. Ai ra me 0.2 për qind dhe u këmbye me 110.3 dollarë amerikanë për jen, duke lënë pas kështu nivelin e tij prej 110.905 dollarë amerikanë për jen të shënuar gjatë ditës së premte.
Monedha euro u këmbye me 1.1597 euro për dollarë amerikanë, gjithsesi jo shumë larg niveli të saj të ulët prej 1.1543 euro për dollarë amerikanë, nivel ky I shënuar pasi Banka Qendrore Europiane deklaroi se nuk do të rriste normat e interesit deri në verën e ardhshme.
Dollari australian shënoi nivelin e tij më të ulët në këto gjashtë javët e fundit kundrejt dollarit amerikan.
Edhe dollari i Zelandës së Re shënoi nivelin e tij më të ulët që prej fundit të majit të këtij viti.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ra me 0.05 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.