Indeksi i kontratave të së ardhmes të aksioneve evropiane ra, pas rënies së tyrë të parë javore në më shumë se një muaj, si pasojë e shqetësimeve rreth rritjes në Kinë dhe aktivitetit të bashkimeve-dhe-blerjeve. Indeksi i kontratave amerikane të së ardhmes dhe aksionet aziatike ranë gjithashtu.
Indeksi Stoxx Europe 600 ra0.4 për qind në 343.05 në Londër. Treguesi referencë ra 1 për qind javën e kaluar, humbja e parë që nga java që u mbyll më 8 gusht, ndërsa investitorët vlerësuan politikat stimuluese të bankave qendrore, dhe anketat e opinionit përpara referendumit skocez këtë javë. Kontratat e së ardhmes për indkesin Standard & Poor’s 500 Index ranë 0.3 përqind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.