Brent tregtohet me 74.57 dollarë/ fuçi

23/04/2019 9:13 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të marte.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 0.7 për qind dhe u tregtuan me 74.57 dollarë amerikanë për fuçi, njëkohësisht edhe niveli i tyre më i lartë që prej nëntorit të vitit të kaluar.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rrit me 0.8 për qind dhe u tregtua me 66.10 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit ra me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1,272.92 dollarë amerikanë për onz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of