Eurozona mund t’i bëjë ballë daljes së Britanisë nga BE-ja, ka pohuar kreu i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem, pavarësisht parashikimeve se, shtetet e BE-së do të kalojnë një periudhë të vështirë, në qoftë se vendoset pro daljes nga BE.
Dijsselbloem pohoi gjithashtu se Eurozona ka të gjithë kapacitetin e duhur që të përballojë çdo “goditje” të mundshme.
Ministri gjerman i Financave shtoi se Eurogrupi ka besim në “zgjuarsinë” e popullit britanik për të marrë vendimin e duhur.
Ky koment i tij erdhi pasi FMN-ja paralajmëroi që largimi i Britanisë nga BE-ja do të shkaktojë tronditje në treg dhe rritje më të ngadaltë ekonomike për Britaninë