Largimi britanik nga Bashkimi Evropian do të jetë shkatërrues për industrinë financiare në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjason të nxisë kompanitë të largohen nga vendi, tha grupi kryesor lobist i sektorit të martën.
TheCityUK gjithashtu tha se qeveria britanike duhet të mbajë një referendum mbi largimin nga blloku apo jo vitin e ardhshëm, në vend që të presë deri në vitin 2017, kështu që kompanitë, të cilat po përpilojnë plane të paparashikuara të kenë mundësinë të marrin vendime për investime sa më shpejt të jetë e mundur.
Grupi përfaqëson industrinë financiare të Britanisë, i njohur gjerësisht si ‘City’. Paralajmërimi i tij në lidhje me një dalje të mundshme britanike nga BE-ja është një nga më të fortët e bërë deri më tani nga një sektor përgjegjës për 12 për qind të ekonomisë kombëtare.
Euroskeptikët dhe disa biznese thonë se Britania mund të lulëzojë jashtë BE-së, por Grimstone, kryetari i City, tha se ishte ‘e rrezikshme’ kur njerëzit jashtë financave pretendojnë të flasin në emër të ‘City’.