Si të udhëtosh në perlën e vogël të Europës, të zbulosh plazhet të lira, detin e kaltër dhe birrë shumë të lire? Këtë pyetje ngrenë britanikët e Express.co.uk, të cilët, ftojnë të gjithë lexuesit, përmes artikullit të tyre më të fundit që të shikojnë një për destinacion pushimet jo tipik, të konsiderojnë Shqipërinë, një xhevahir i vërtetë në kurorën e detit Adriatik.
Britanikët shkruajnë se me çmimet e pushimeve që pritet të rritet sakaq, pas daljes së Britanisë nga BE, Shqipëria mund të jetë një nga vendet që mund t’ju gëzojnë, me një buxhet të ulur tashmë nga BREXIT.
“Shqipëria ka mbetur e pazbuluar kryesisht nga turistët për vite me rradhë, kjo duke qenë se vjen nga një histori e trazuar komuniste”- shkruan gazeta prestigjioze britanike, duke shtuar se kjo ka kaluar tashmë dhe ky vend ka nisur të vizitohet më tepër.
“Me bukuri natyrore për të rivalizuar të gjithë në rajonin bregdetar, Shqipëria është ylli i Adriatikut, kështu të vizitosh qytetet më të bukura pranë detit, është diçka që duhet bërë patjetër. Dhe mos harroni bregdetin Jon, “shtëpia” e disa nga ishujt më të njohur, duke përfshirë Kefalonia dhe Korfuzin, si dhe përqafon brigjet e Sicilisë mahnitëse. Për ata që do të udhëtojnë në vend, keni bukuri të përsosur, peisazhe piktoreske dhe një numër të madh të vendeve pjesë të UNESCO-s, që mbajnë premtimin për të magjepsur”- vijon artikulli.
“Dhe për ata që duan që të kenë mundësinë që të shijojnë një birrë të bërë vetë, e cila mund të blihet për më pak se 1 pound, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet më të lirë në Evropë për të shijuar një të tillë, akull të ftohtë, në plazh.” -fton më tej artikulli.
Më tej shkruhet se plazhet nuk janë gjithçka që ky vend i pazbuluar ka për të ofruar, por përmend edhe disa nga vendet e njohur të UNESCO-s, si Berati dhe Gjirokastra, për të cilët thuhet se vlen që të eksplorohen faqet historike të Trashëgimisë Botërore.
Britanikët nuk harrojnë kryeqytetin. Ata shkruajnë se, nëse ju jeni të prirur për një qytet të madh, kryeqyteti Tirana është një kënaqësi dhe qytet i gjallë, me kafe të bukura, bare elegante dhe ngjyra e arkitekturës së kohës komuniste që do t’ju habisë.
“Nëse jeni të shqetësuar që qyteti kozmopolit do të “marrë” nga buxheti juaj, mos u shqetësoni, pasi çmimi i tre vakteve ditore do t’ju shkojë më pak se 15 pound.”-shkruan Express në fund.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.