Ekonomia greke do të tkurret me 9 për qind këtë vit përpara se të rithehet me 6 për qind në vitin 2021, sipas raportit të shtatë të Komisionit Europian, të publikuar në kontekstin e parashikimeve të mbikqyrjes së zgjeruar të Greqisë.
Raporti i progresit pas shpëtimit vë në dukje se autoritetet greke kanë vepruar me shpejtësi për të frenuar përhapjen e koronavirusit dhe për të mbështetur aktivitetin ekonomik.
Por për shkak të varësisë së madhe që ka Greqia nga sektori i turizmit dhe shërbimit, vendi “ndoshta do të preket më shumë sesa vendet e tjera anëtare”, argumenton KE.
Brukseli pranon se Greqia ka shënuar përparim të rëndësishëm në reformat kryesore në muajt e fundit, më e rëndësishmja ishte përfundimi i projektit për rregullimin e kodit të falimentimit.
Raporti gjithashtu vëren progresin e arritur në politikën e energjisë, licencimin e investimeve dhe administratën publike.
Për më tepër ka referenca pozitive për zgjerimin e politikës për mbështetjen afatshkurtër të punës – që do të rritet me mbi 2.7 miliardë euro nga programi europian i njohur si “SURE”./Ekathimerini