Sipas botimit të fundit të buletinit për vlerësime dhe parashikime të Ministrisë së Financave të Bullgarisë, situata e tanishme ekonomike në vend është optimiste dhe pritet gjithashtu një rritje e lehtë edhe në tremujorin e tretë.
Ekspertët presin gjithashtu një rritje të normës së inflacionit dhe rritje më të shpejtë të nivelit të punësimit në vend.
Edhe pse niveli i normës bazë të interesit pritet të mbetet i pandryshuar, ende një numër i madh ekspertësh mendojnë se nuk duhet përjashtuar edhe mundësia e rritjes së normës bazë të interesit deri në fund të muajit shtator, për herë të parë që prej vitit 2016.