Në kushtet e krizës së vazhdueshme Covid-19, masat ekonomike duhet të vazhdojnë, tha për televizionin kombëtar bullgar, Kristalina Georgieva, drejtoresha ekzekutive e FMN-së. Është shumë e rëndësishme që ata të cilët marrin vendime në lidhje me masat për të mbështetur ekonominë dhe popullin, duhet t’i vazhdojnë ato, tha ajo.
Shumë vende janë ballafaquar me dilemën nëse duhet t’i vazhdojnë këto masa. Ne u bëjmë thirrje që të mos i ndalin ato. Nëse ato ndalen, ne rrezikojmë falimentime masive, papunësi dhe humbjen e progresit që është arritur në dekadat e fundit, tha shefi i FMN-së.
Vlerësimi i Bullgarisë nga FMN-ja është më i miri i mundshëm, vendi nuk ka nevojë për mbështetjen tonë financiare, sepse është i qëndrueshëm, shtoi Georgieva.