Në po këtë nivel do të rritet edhe akciza për vajgurin, por nuk pritet të ndikojë shumë në buxhet për shkak të nivelit më të ulët të përdorimit.
Akciza parashikohet të ketë një peshën prej 14% në të ardhurat e buxhetit bullgar gjatë vitit 2013. TVSH mban peshën më të madhe, 25.8% të totalit të të ardhurave. Kontributet dhe sigurimet shoqërore zënë gati 20% të hyrjeve nga taksat, ndërsa taksa mbi të ardhurat ka një peshë prej pak më shumë se 8%.