Raportin e 2017-s për Konkurrueshmërinë e Turizmit u gjet se 12 nga 15 vendet më të përmirësuara, në të cilin bën pjesë dhe Shqipëria, janë nga tregje në zhvillim.
Sot, numri i njerëzve në lëvizje është i paprecedentë, me mbërritjet e turistëve ndërkombëtarë që janë rritur nga 25 milionë në 1950-n në 1.2 miliardë në 2016-n – shkruan Forumi Ekonomik Botëror.
Historikisht, udhëtimet kanë qenë një luks, por falë barrierave të ulëta dhe kostove në rënie, tashmë mund të arrihet nga miliona. Këta faktorë, kombinuar me rritjen e të ardhurave të disponueshme, rritjen e shtresës së mesme në tregjet në zhvillim dhe ndryshimin e sjelljeve për sa u përket udhëtimeve, kanë mundësuar lulëzimin e industrisë.
Shtresa e mesme globale parashikohet që të rritet me rreth 3 miliardë njerëz nga 2011 në vitin 2031, shumica e të cilëve do të jenë nga tregjet në zhvillim, si Kina dhe India. Ndërsa udhëtimet po lulëzojnë në Kinë, përllogaritet se vetëm 4% e shtetasve kinezë kanë pasaportë. Tendenca të ngjashme ka dhe në tregje të tjera në zhvillim. Çfarë është e qartë është se këta udhëtarë të rinj janë në kërkim të përvojave të reja.
Në dekadat e ardhshme, Amerika e Veriut dhe Europa dominonin tregjet e udhëtimeve turistike, por kjo nuk do të zgjasë dhe për shumë kohë. Deri në 2030, rritja më e madhe e udhëtimeve turistike do të jetë në Afrikë, Azi dhe Lindjen e Mesme, që do të mundësojë rritjen e mëtejshme dhe punësimin në këto rajone.
Megjithëse tregjet në Europë dhe në Amerikë do të vazhdojnë të rriten, norma është e pakrahasueshme me rajonet e tjera. Në fakt, që nga kriza globale financiare, zgjerimi i turistëve nga vendet në zhvillim është rritur më me shpejtësi se në ekonomitë e zhvilluara, një tendencë që duket se do të vazhdojë.
Në të kaluarën, shumica e udhëtimeve turistike ishte brenda veriut, por ky realitet po ndryshon. Udhëtimet nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia e Paqësorit pritet që të rriten shumë në dekadat që do të vijnë.
Vendet në zhvillim nuk janë vetëm burim më i madh tregu, por gjithashtu po përmirësojnë ofertën turistike për t’u pozicionuar si destinacione më atraktive, duke ndihmuar në këtë mënyrë industrinë që të zhvillohet më tej.
Pse duhet të vazhdojnë shtetet që të rrisin konkurrueshmërinë tyre në turizëm? Pasi tregu po zmadhohet. Më shumë njerëz po udhëtojnë, me udhëtimet turistike ndërkombëtare që pritet të shkojnë deri në 1.8 miliardë në vitin 2030.
Këto rezultate mbështeten nga kërkimi i Këshillit Botëror të Udhëtimeve Turistike dhe Turizmit, i cili thotë se midis 2016-s dhe 2026-s, 10 destinacionet me rritjen më të shpejtë pritet që të jenë India, Angola, Uganda, Burnei, Tajlanda, Kina, Myanmar, Oman, Mozambiku dhe Vietnami.
Këto ndryshime janë tregues se vendet në zhvillim po përmirësohen duke mundësuar kushte më të mira për të bërë propozimet e tyre turistike më konkurruese dhe kështu të jenë më mirë të përgatitura për të tërhequr dhe për të mirëpritur miliona turistë të rinj, të cilët do të udhëtojnë për herë të parë në dekadën që do të vijë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.