Indeksi i kontratave të së ardhmes të aksioneve evropiane avancoi, duke sinjalizuar se kapitalet do të njoftojnë një fitim javore, teksa Scocia votoi kundër pavarësisë nga Britania. Indeksi i kontratave amerikane të së ardhmes dhe aksionet aziatike gjithashtu u rritën.
Kontratat e së ardhmes për Indeksin Euro Stoxx 50 që përfundojnë sot avancuan 1 për qind në 3,301 në Londër. Kontratat për Indeksin e Britanisë së Madhe FTSE 100 (UKX) u rritën1.1 për qind. Kontratat për indeksin Standard & Poor’s 500 Index shtuan 0.3 për qind.
Indeksi Stoxx Europe 600 Index ka kërcuer 1 perqind këtë javë teksa kryetarja e Fed, Janet Yellen deklaroi se normat amerikane të interest nuk do të rriten së shpejti.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.