Ushtria amerikane po përballet me pesë sfida: agresioni i Rusisë në Evropë, pozita e Kinës në rajonin e Azi Paqësorit, Koreja e Veriut, Irani dhe veprimet e organizatës terroriste të Shtetit Islamik. Me fjalë të tjera, sfondi aktual i sigurisë botërore ka ndryshuar në mënyrë dramatike në krahasim me 25 vjet më parë, dhe kjo kërkon një qasje krejtësisht të ndryshme, sikundër ka deklaruar së fundmi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter.
Për të reflektuar këtë ndryshim, SHBA mund të caktojë 582.7 miliardë dollarë për mbrojtje vitin e ardhshëm. Sipas Iniciativës Evropiane për siguri, SHBA mund të ndajë gjithashtu katër herë më shumë para, një shifër që arrin në deri 3.4 miliardë dollarë, për Evropën Qendrore dhe Lindore, dhe në vecanti Estoninë dhe Rumaninë.
Sipas këshilltarit presidencial Dan Mihalache, Bukureshti pret samitin e NATO-s për këtë vit në Varshavë për të dërguar një sinjal të fortë në lidhje me interesin e NATO-s në zonën evropiane qendrore dhe lindore, si dhe në Detin e Zi. Vendimi i SHBA-së për të rritur buxhetin e mbrojtjes për Evropën tashmë është dëshmi e konsiderueshme e këtij interesi. RRI