E PERDITESUAR Priten 200 milionë USD investime. Marrëveshja parashikon transferimin e menjëhershmë të aksioneve në favor të CEZ-shqiptar, duke i dhënë shtetit pronësinë e plotë, pas marrjes se 76% të aksioneve që kishte grupi CEZ….
Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri deklaroi, se mbrëmë në 23 qershor, qeveria e Shqipërisë dhe ajo Çeke arritën një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit lindur në janar 2013, kur Enti Rregullator i Energjisë mori vendimin për heqjen e licencës së kompanisë çeke CEZ.
Gjiknuri vlerësoi rolin e Sekretariatti të Komunitetit të Energjisë së BE-së në këtë proces.
Marrëveshja e arritur ka në thelb termat e mëposhtme:
-Transferimin e menjëhershmë të aksioneve në favor të CEZ-shqiptar, duke i dhënë shtetit pronësinë e plotë, pas marrjes se 76% të aksioneve që kishte grupi CEZ.
-Pala çele heq dorë nga kërkimi i vlerës prej 103 milionë euro, shumës që ajo bleu kompaninë në 2008.
-Shoqëria e re e shpërndarjes së energjisë e kontrolluar nga shteti do t’i paguajë çekëve 87.1 milionë euro, me këste deri në 2018, ndërsa interesat e paguara për katër vjet arrijnë në 7.9 milionë euro, duek e çuar koston që duhet të paguajë kompania në rreth 95 milionë euro.
-Palët heqin dorë nga çdo pretentim i mëtejshëm financiar dhe pala çeke tërqiqet nga procesi i arbitrazhit.
Kjo zgjidhje, tha Gjiknuri, jo vetëm qartëson statusin e kompanisë por hap dhe rrugë për investime në sektorin e shpërndarjes. Janë të paktën 200 milionë dolllarë që pritet të investohën, nga të cilat 150 milionë i përkasin Bankës Botërore.
U shmang arbitrazhi, tha Gjiknuri, që do kërkonte 4-6 vjet kohë dhe miliona euro.
Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se kjo kosto nuk rëndon buxhetin e shtetit, pasi paratë do paguhen nga CEZ. Interesi i mbartur për këtë shlyrje në katër vite është 7.9 milionë euro, të gjitha së bashku bëjnë 95 milionë euro.
Vlera 95 milionë euro në katër vite përfaqëson gjysmën e humbjeve që ka Shqipëria nga vjedhja e energjisë në një vit, tha Gjiknuri.
Struktura e zgjedhur është shumë e favorshme për shtetin, që nuk rëndohet, si dhe për kompaninë, që do paguajë më pak se vlera e privatizimit, tha ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.
Marrëveshja do të shkojë për miratim në Kuvend.
DEKLARATA E PERBASHKET E PALES CEKE DHE SHQIPTARE
Palët e përmendura mëposhtë shpallën se sot kanë nisur një zgjidhje miqësore të marrëveshjes. Marrveshja për zgjidhjen e kontratës është rezultati i negociatave të gjata të palëve pjesëmarrëse në mirëbesim me ndërmjetësimin e Z.Dirk Buschle, Zëvendës Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Austri.
Negociatat u mbajtën në ambjentet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. Kjo marrëveshje zgjidh të gjitha pretendimet midis CEZ-it dhe Republikës së Shqipërisë në lidhje me investimet e CEZ-it në CEZ Shpërndarje dhe sektorit energjitik shqiptar.
Sipas kërkesave të ligjit shqiptar termat e përfundimit të marrveshjes do të jepen gjatë procesit të miratimit përfundimtar nga autoritetet shqiptare. Të dyja palët zotohen se kjo marrëveshje nuk përmban asnjë element të paligjshëm nga seicila prej palëve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.