Chung, një ish nënkryetar i FIFA, tha se njoftimi nga Prokurori i Përgjithshëm zvicerane rreth hapjes së procedurës penale kundër Blatter, dhe se pagesa prej 1.3 milion paund Platini-t është ende në process shqyrtimi, ishte ‘një tjetër ditë e trishtuar për FIFA’. Sekretari i përgjithshëm Jerome Valcke u pezullua gjithashtu.
Platini dhe Blatter kanë lëshuar të dy deklarata të hënën duke mohuar çdo keqbërje dhe këmbënguliën se pagesa prej 2 milionë frangash zvicerane ishte legjitime pavarësisht se ka dalë më shumë se nëntë vjet më vonë pasi francezi punoi për Fifa.
Chung tha se: ‘Ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës për vitin 2018 vazhdojnë të mbahen. Shumë programe të zhvillimit të futbollit vazhdojnë të zbatohen. Megjithatë, FIFA që duhet ti mbikëqyrë të gjitha këto ndodhet në kaos të plotë.
‘Në rrethana të tilla, Fifa dhe konfederatat rajonale duhet të marrin parasysh mbledhjen e seancave të jashtëzakonshme të komitetit përkatës ekzekutiv, si dhe kongresin për të ngritur një grup pune emergjence që do i mundësojë sekretariatit të Fifa-s të funksionojë pa ndërprerje.’
Ai shtoi se: ‘Gjatë mandatit tim si një anëtar i Fifa exco, kam punuar pa ndërprerje për të përballuar dhe për të korrigjuar ato që kam menduar se ishin mënyra të errëta dhe të paligjshme, përmes së cilave z Blater dhe paraardhësi i tij, z [João] Havelange, drejtonin Fifa. Ndihem keq të them se, në atë kohë, nuk kam poseduar fuqinë për të ndaluar praktika të tilla korruptive që tashmë janë kthyer për të ‘torturuar’ dhe shkatërruar Fifa-n.
‘Fifa aktualisht po përballet me një krizë të pa-precedent. Megjithatë, kjo është edhe një mundësi e pa-precedent për ta reformuar atë. Nëse të gjithë ata që e duan futbollin mund të ndikojnë me urtësinë e tyre kolektive për të ndihmuar në reformimin e Fifa-s, do të ishte e mundur që Fifa të shpëtojë dhe të rigjallërohet.
Detyra më urgjente për momentin është të çrrënjosim korrupsionin nga brenda FIFA-s. ‘