Jadon Sancho dhe Erling Håland, të cilët luajnë te klubi gjerman i Borussia Dortmund, kryesojnë klasifikimin e futbollistëve të pesë kampionateve më të mëdha në Europë, (Big 5) të lindur pas vitit 2000, me vlerën më të lartë të transferimit, sipas algoritmit të CIES Football Observatory.
Sulmuesi anglez vlerësohet rreth 200 milionë euro, ndërsa sulmuesi norvegjez, 101 milionë euro. Ndërkohë që vlera e Sancho, me shumë gjasa ka arritur pikun, vlera e Håland është e destinuar të rritet.
Dyshja sulmuese e klubit të Real Madridit, Rodrygo Silva de Goes dhe Vinícius José Paixão de Oliveira Júnior renditen në vendin e tretë dhe të katërt për vlerën më të lartë: përkatësisht 89 milionë dhe 74 milionë euro. Të dy lojtarët brazilianë kanë potencial të lartë për të bërë progres. Anglia përfaqësohet me katër futbollistë anglezë në Top 10: Jadon Sancho, Callum Hudson-Odoi (në vend të pestë, 72 mln €), Mason Greenwood (në vend të tetë, 50 mln €) dhe Phil Foden (në vend të nëntë, 50 mln € gjithashtu).
Mesfushori francez, Eduardo Camavinga (Stade Rennais), me vlerë 53 milionë euro, është lojtari më i ri në Top 10. Një tjetër futbollist, i lindur në vitin 2002, Ansu Fati (FC Barcelona), vlen më shumë se 40 milionë euro.
Në klasifikim renditet në fund edhe futbollisti i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, i cili luan për klubin italian të Serisë A, Hellas Verona. Vlera e mesfushorit të Hellas Verona është 6,7 milionë euro.
Burimi: CIES Football Observatory https://football-observatory.com/IMG/sites/b5wp/2019/wp288/en/