Burnout, nuk përjetohet vetëm nëse e urreni punën tuaj.
Kujdesi i tepërt për punën, mund të jetë gjithashtu i dëmshëm për shëndetin mendor, thotë Kandi Wiens, drejtor i programit Master në Edukimin Mjekësor të Universitetit të Pensilvanisë.
Për librin e saj të ri, “Burnout Immunity”, Wiens intervistoi qindra njerëz, që punonin në mjedise me stres të lartë, duke përfshirë punonjësit e spitalit, drejtuesit e policisë dhe drejtuesit financiarë.
Ajo zbuloi, se njerëzit në rrezikun më të lartë për të rënë pre e burnout, nuk janë vetëm ata me punë kërkuese.
“Kur e doni, atë që bëni dhe e konsideroni atë si pasion dhe mision, ose nëse jeni të drejtuar nga një synim i qartë dhe kujdeseni thellësisht për ndikimin e punës suaj tek të tjerët, është më e lehtë të investoheni emocionalisht dhe të mbingarkoni veten,” shpjegon ajo.
Ndonëse të identifikosh veten përmes punës, nuk është domosdoshmërisht e keqe, ju bën të prekshëm ndaj burnout, nëse bëni shumë sakrifica personale dhe nuk tregoni kujdesi për veten.
Studimet kanë zbuluar, se rreziku është veçanërisht i lartë, në profesionet “ndihmuese”, si punonjësit e kujdesit shëndetësor, këshilltarët dhe punonjësit socialë, të cilët shpesh u japin përparësi nevojave të të tjerëve dhe mund të përballen me orë të gjata dhe të paparashikueshme pune.
Pjesa më e madhe e të njëjtës cenueshmëri ndaj burnout, ekziston tek njerëzit, që janë të apasionuar pas punës së tyre dhe i japin përparësi nevojave dhe qëllimeve të punëdhënësit mbi të tyret, vëren Wiens.
Kjo përfshin mësues, aktivistë, vullnetarë dhe pronarë të bizneseve të vogla, mes profesionistëve të tjerë.
Kujdesi për veten, mund të ndihmojë në parandalimin e burnout – deri në një masë
Është mirë të gjesh punë, që të emocionon, por ky emocion nuk duhet të diktojë vetëvlerësimin e gjithsecilit.
“Vendosja dhe ruajtja e kufijve të punës dhe jetës, mund t’ju ndihmojë të merrni pak kohë për veten, dhe të lini vend për aktivitete dhe marrëdhënie të tjera, që ju sjellin gëzim,” thotë Wiens.
Kur Wiens ndjeu fillimin e ngadaltë të burnout, në fillim të karrierës së saj, ajo filloi me tre rregulla: Nuk ka më punë gjatë fundjavave, nuk ka më udhëtime pune të panumërta dhe jo më të thuhet po, për çdo kërkesë nga frika se mos zhgënjej dikë.
Ekuilibri punë-jetë, duket i ndryshëm për këdo, por ju mund ta përmirësoni situatën tuaj, duke vendosur kufij, që mbrojnë kohën, energjinë, produktivitetin dhe mirëqenien tuaj të përgjithshme.
Mund të krijoni dhe t’i ruani kufijtë emocionalë.
Wiens sugjeron, të kaloni pak kohë pas punës – gjatë udhëtimit për në shtëpi, për shembull – për të medituar, për të dëgjuar muzikë, për të telefonuar një njeri të dashur, ose për t’u angazhuar në një aktivitet tjetër të shëndetshëm, për të krijuar një shkëputje midis punës dhe jetës personale.
Një ritual i tillë, mund të ndihmojë gjithashtu në përtëritjetn e energjisë emocionale, pas një dite pune të lodhshme.
Është e rëndësishme, të mbani mend se burnout është një fenomen profesional, të paktën sipas përkufizimit të tij zyrtar.
Ju mund të praktikoni kujdesin për veten, të gjeni hobi dhe të mbaroni punën në një orë të arsyeshme, por në fund të fundit, Wiens thotë se përgjegjësia për reduktimin e burnout, duhet të jetë e kompanisë, jo e njerëzve.
/ Shqip.al