Çmimet e naftës ranë të marten teksa Arabia Saudite raportoi shifra të forta të prodhimit bruto dhe banka e investimeve amerikane Goldman Sachs paralajmëroi të rënie mëtejshme të çmimit të naftës.
Rënia e së martës vijoi rënien e çmimeve të hënën dhe javën e kaluar, dhe ato pasuan pasi Brent u rrit me 40 për qind nga nivelet e tij të ulëta të janarit, me shumë analistë që deklaruan se vrullit duket ti ketë ardhur fundi teksa prodhimi në të gjithë botën vazhdon të tejkalojë kërkesën.
Eksportuesi kryesorë i naftës, Arabia Saudite popmpo 10.308 milion fuçi naftë në ditë në prill, pak më pak se në mars, por ende pranë niveleve më të larta ta regjistruara.
Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent ishte poshtë 20 cent në 64.71 dollarë për fuçi. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar maerikane, ËTI ra 8 cent në 59.17 dollarë për fuçi.
Rënia e çmimeve ishte gjithashtu një përgjigje ndaj problemeve të vazhdueshme të borxhit në zonën e euros dhe rezultateveve të forcimit të dollarit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.