Koronavirusi tashmë ka marrë jetën e më shumë se 1 milion njerëzve në të gjithë botën, sipas të dhënave të publikuar nga Universiteti Johns Hopkins.
Numri i vdekjeve, shkaktuar nga Covid-19 ka kapur shifrën e 1,000,555, shifër tragjike e arritur në më pak se nëntë muaj, që kur u shënua vdekja e parë nga virusi në qytetin kinez Wuhan.
Që atëherë, virusi ka dëmtuar jetën e përditshme të miliarda njerëzve në të gjithë globin dhe ka shkaktuar dëme të pallogaritshme ekonomike.
Më shumë se 33 milionë raste janë konfirmuar pozitive në të gjithë botën dhe shpërthimet e virusit vijojnë të mundojnë shumë vende.
Europa, e cila u bë epiqendra e dytë për virusin pas Kinës, vendosi kufizime të përhapura në lëvizjet e njerëzve në pranverë në një përpjekje për të frenuar përhapjen e tij.
Ndërsa masat patën një farë suksesi, një numër vendesh që u prekën shumë herët, të tilla si Franca, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar tani po luftojnë për të parandaluar një valë të dytë.
Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 7 milion raste dhe më shumë se 205 mijë vdekje, mbetet vendi i parë më i prekur./CNN