Crown Agents (CA) konfirmon se kontrata 2-vjeçare e kompanisë me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë për të asistuar Administratën Doganore përfundoi më 9 shkurt 2016.
Në një njoftim për shtyp CA raporton se të gjithë objektivat tanë operativë jo vetëm që u përmbushën por edhe u tejkaluan ndjeshëm – veçanërisht numri i rasteve të zbuluara të mashtrimit dhe shpërdorimit, i cili ishte mbi 4,500. Si rezultat i rasteve të zbuluara prej nesh gjatë kësaj periudhe, është bërë i mundur identifikimi dhe mbledhja e një shume më të madhe të ardhurash se sa vlera e vetë Kontratës. Duke marrë parasysh këtë, nuk ka pasur kosto efektive për taksapaguesit e rregullt shqiptarë. Të vetmit që kanë paguar janë ata individë të cilët po përpiqeshin të shmangnin detyrimet e tyre.
CA pohon se i ka ofruar Administratës Doganore dhe Qeverisë Shqiptare asistencë në shumë fusha, përfshirë:
· masat për parandalimin dhe zbulimin e korrupsionit,
· standardet profesionale,
· burimet njerëzore,
· analizën e riskut,
· kontrollet e akcizës.
Njëkohësisht, ka lëvruar shumë seanca trajnimesh për mbi 500 punonjës të Doganave, si edhe kemi përgatitur një sërë procedurash veprimi dhe dokumentesh informuese për publikun.
Skuadrat e Crown Agents qenë gjithashtu në gjendje të parandalonin futjen në tregun shqiptar të produkteve të rrezikshme dhe të palicencuara, të cilat përbënin një kërcënim direkt për shëndetin dhe sigurinë publike si:
· Verë dhe raki të prodhuar në mënyrë të jashtëligjshme e të pakontrolluar,
· Produkte false të kujdesit shëndetësor dhe medikamente të palicencuara,
· Automjete të cilat ishin të pasiguruara dhe nuk u nënshtroheshin kontrolleve teknike,
· Produkte elektrike të pasigurta të cilat përbënin kërcënim direkt për përdoruesit, përfshirë fëmijët.
Crown Agents pohon se është krenare për atë çfarë është arritur në këto dy vite, në lidhje me punën e bërë për reduktimin e evazionit, reduktimin e korrupsionit, përmirësimin e lehtësirave për tregtinë e ndershme dhe për mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë.
“Administrata Doganore ende ka, dhe do të ketë, sfida me të cilat duhet të përballet, për shkak të vetë llojit të punës që bëjnë. Por, ne shpresojmë që përpjekjet, eksperienca dhe njohuritë tona do t’i ndihmojnë, si tani ashtu edhe në të ardhmen, që të përmbushin standardet e një shërbimi doganore modern”, thuhet në njoftim.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.