Mos e quani Seat, sepse ajo çka përpara disa kohësh ishte thjeshtë një version sportiv, sot është një markë plot jetë: debuton me një SUV 4×4 me 300 kf
300 kf, traksion integral, 247 km/h dhe për vetëm 5,2 sek nga 0-100. E gjithë veshja është sportive. Po të mendohemi mirë, një mix i tillë i përqendruar në 4.38 metra nuk ekzistonte në vlerën e 44 mijë euro. Për këtë arsye u mor një Ateca – me një powertrain gjithë respekt – për të krijuar modelin e parë të markës Cupra. Tanimë nuk është një variacion sportiv i një Seat, por është një markë më vete. Ky, të paktën, është mesazhi që spanjollët dëshirojnë t’i transmetojnë automobilistëve.
Do të rezultojë më e thjeshtë për tu drejtuar, kur, në vitin 2019 do të vijë modeli i parë Cupra. Ndërkohë kemi Ateca-n, një autoveturë transversale, tejet ekskluzive, megjithatë arrin të plotësojë nevoja të ndryshme. Nëse duam të bëjmë një përmbledhje: performancë e cilësisë fare pa sakrificë ne terma të hapësirës dhe prakticitetit; ose e kundërta, kjo është vetëm një çështje këndvështrimi.
FUQI E PËRFORCUAR
Pa dyshim që Cupra Ateca ecën shpejt: versioni 2.0 litra turbo-benzinë prej 300 kf edhe 400 Nm, është një motor që tashmë i ka dhënë provat në kontekstin cilësor, duke shpalosur një funksion të rregullt, jo domosdoshmërisht të gjallë, ama tepër rigoroz. Shigjeta e takimetrit rritet në shpejtësi të konsiderueshme, shpeshherë harrohet që jemi ulur në një SUV sportiv.
Në mes të kthesës edhe mund të ngatërrohemi, ndonjëherë do të na duket sikur kemi në dorë një Audi A3 ose një Volkswagen Golf R, me një qendër rëndese më të lartë natyrisht. Duke e ngarë në rrugë, SUV-i spanjoll, shfaq një dinamikë lëvizjeje dhe një kompozim që nuk e vendosin dhe aq larg kushërirave me dy volume më të ulëta: dallimi fillon në qendër të pozicionit të drejtimit (më e lartë, dukshëm tek Ateca), për këtë çështje duhet marrë dëshmia e kronometrit, për të zgjidhur dallimet me të vërtetë përcaktuese.
Konstatimi u bë në pistën Castelloli në Spanjë, dinamizmi në drejtim është në nivele shumë të larta. Në pistë drejtimi, automjeti është gjithmonë pak më i rëndë dhe si rrjedhojë limitet e automjetit arrihen shumë më shpejt. Fakti qëndron që Ateca, me rritjen e kapaciteteve sportive, i paguan atribute një versioni hatchback. Suspensionet me kontroll elektronik e bëjnë edhe më të thjeshtë drejtimin e këtij automjeti. Kjo, përfundon duke krijuar një eksperiencë edhe kënaqësi udhëtimi që në botën e modeleve SUV, dhe jo vetëm, krijon shumë respekt.
Të dhëna teknike
Motori
• L4 turbobenzinë
• Cilindrata 1.984 cm3
• Fuqia maksimale 221 kW (300 kf) nga 5.300 xhiro/min në 6.500 xhiro/min
• Momenti përdredhës maksimal 400 Nm nga 2.000 në 5.200 xhiro/min
Transmisioni
• Traksion integral
• Kambio automatike me 7 marshe
Performanca
• Shpejtësia maksimale 247 km/h
• 0-100 km/h 5,2 s
• Përshkueshmëria mesatare e papërcaktuar
Përmasat dhe pesha
• Hapi 263 cm
• Gjatësia 438 cm
Gjerësia 184 cm
Lartësia 151 cm
• Pesha 1.632 kg
Çmimi
• 44.000 € (indicativo)
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.