Gushti, ndonëse tradicionalisht është një muaj i qetë dhe pushimesh, ka qenë aktiv për financat, të cilat e kanë lënë këtë periudhë për konsultimet e ligjit të ri për fiskkalizimin, i cili synon të shënojë revolucion në mënyrën e faturimit.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila denaj, ka bërë të ditur në faqen e saj në facebook se konsultimi publik mbi projektligjin për Fiskalizimin do të vazhdojë deri në fund të muajit gusht. Për këtë, të gjitha grupet e interesit dhe opinioni në tërësi janë ftuar të japin komentet dhe sugjerimet e tyre. Krahas platformave online:
👉http://www.konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/195
👉https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi
do të zhvillojmë konsultime me grupe të ndryshme të interesit në MFE, sipas kalendarit më poshtë:
✅20 Gusht – Takim me kontabilistët
✅22 Gusht – Takim me biznesin e IT-në
✅23 Gusht – Takim i Këshillit Tatimor
✅27 Gusht – Takim me shoqatat e biznesit
✅28 Gusht – Takim me Shoqatën e Bankave
✅29 Gusht – Takim i Këshillit të Investimeve
Projekti
Projektligji, synon krijimin e një sistemi të ri faturimi dhe monitorimi të transaksioneve të bizneseve në vend. Ai parashikon që, duke nisur që nga data 1 Janar 2020, të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit do të raportohen te Administrata Tatimore në kohë reale, bazuar në sistemin e ri të pajisjeve fiskale, ndërsa nga 1 Janari 2021, të gjitha transaksionet ndërmjet biznesit me njëri – tjetrin dhe ndërmjet biznesit me organet publike do të bëhen në bazë të faturës elektronike.
Reforma e Fiskalizimit është një angazhim madhor i Qeverisë Shqiptare në përpjekje për të minimizuar ekonominë informale, përmes modernizimit të sistemit të monitorimit të taksave. Qëllimi i këtij projekti është:
- Minimizimi i niveli të ekonomisë informale;
- Përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave;
- Identifikim më i lehtë i evazionit fiskal;
- Bërjen e auditimit të taksave më kost-eficiente;
- Ulja e nivelit të korrupsionit në administratë;
- Ofrimi i më shumë shërbimeve publike për qytetarët dhe biznesin;
- Pozicionimi i Shqipërisë më afër standardeve të Bashkimit Europian.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.