Qeveria nuk po merr ende reagime pozitive nga shlyerja e 26 miliardë lekëve fatura të prapambetura. Hulumtimet tregojnë se përfitimi më i madh ishte parandalimi i një përkeqësimi të mëtejshëm në ekonomi. Kompanitë pohojnë se ndihen ende të pasigurta për të investuar
Blerina Hoxha
Një vit më parë, kur ministri Cani vendosi të rrisë borxhin nwmbi 70% të ProdhimittëBrendshëm, me qëllim shlyerjen e faturave të trashëguara nga qeverisja e kaluar, ishte i bindur sekthimi mbrapsht i përfitimeve do të ishte shumë herë më i lartëse kostoja që vinte nga rritja e borxhit. Por tani kur ështëshlyer 30% e vlerës totale, rreth 26 miliardë lekë, shumë kjo gati sa 2% e PBB-së, bilanci iefekteve më shumë anon nga zhgënjimi se sa nga përfitimet.Shlyerja e zinxhirit të borxheve nuk ika përmirësuar kreditëe këqija në banka, punësimi nuk ka shenja gjallërimi, ekonomia është rritur më pak se parashikimet në gjashtëmujorin e parë dhe, nga ana tjetër, konsumi ka pësuar rritje modeste.
Po ku kanë përfunduar paratë, me të cilat qeveria synonte të ndizte motorin e rritjes ekonomike? Hulumtimet tregojnë se përfitimi më i madh ishte parandalimi i një përkeqësimi tëmëtejshëm në ekonomi. Gropat e zeza, në mos janë mbushur, nuk po thellohen dhe kjo ka frenuar falimentin në ekonominë reale. Investitorët e infrastrukturës qëmbartnin në bilancet e tyre këto detyrime kanë pohuar se, nëse borxhet nuk do të shlyheshin, 70% të kompanive të ndërtimit të rrugëve sot do të ishin të falimentuara. Të paktën kjo është shmangur. Po të mos ishin shlyer faturat, kreditë e këqija në banka do të ishin rritur përtej 26%,papunësia gjithashtu dhe ekonomia këtë vit do të ishte në territor negativ.
Por bilanci do të mund të jetë i plotë në fund të vitit 2015, kur vlerat monetare për shlyerjen e faturave të kenë arritur në 550 miliardë lekë. Një shumë tjetër prej 16 miliardë lekësh është planifikuar të jepet më 2016-n,duke shënuar edhe mbylljen e këtij procesi.
Faturat,çfarë pritej
Në një takim ndërmjet drejtuesve të bankave dhe ministrit Caninë pranverën e këtij viti u konkludua senga injektimi i 35 miliardë lekëve ndaj borxhlinjve që kishte krijuar qeveria e mëparshme, kreditë e këqija në banka do të uleshin 2-4%. Nga ky përmirësim në bilancin e bankave synohej të nxitej kreditimi i ekonomisëqë më pas do të përkthehej në rritje të konsumitdhe investimeve.Në finale, ministriCani priste qëekonomia të rritej vetëm nga efekti i shlyerjes së faturave të paktën me 1.5% në tremujorin e dytë të vitit.
Sinjalet pozitive pritej të përfshinin të gjithë ekonominë që nga rritja e punësimit deri tepërmirësimi ibuxheteve familjare për shkak se, akumulimi i borxheve në vite kishte krijuar një zinxhir detyrimesh në ekonomi që shtrihej nga bankat, kompanitë e mëdha dhe punonjësit.Fatura totale që mori përsipër buxheti i shtetit është 75 miliardë lekë ose 6.5% e Prodhimit tëBrendshëm Bruto. Nëse një pjesë e pritshmërivedo të ishte realizuar, qeveria do ta kishte llogarinë mëtëlehtë, për shkak se do të grumbullonte më shumë të ardhura nga ekonomia tashmë e shëruar nga plagët e borxheve.
Me këto të ardhura do të bëhej shumë më e thjeshtë ulja totalisht të borxhit që u rrit pikërisht për shlyerjen e faturave të prapambetura.Por tani kur viti 2014 është në përfundim dhe 26 miliardë lekëjanë shlyer, pritshmëritë janë zbehur nga rezultatet e dobëta.
Çfarë ndodhi
Ekonomia nuk ka reaguar sipas parashikimeve nga shlyerja e faturave të paktën deri në fund të 9-mujorit. Ndoshta është ende shpejt për një bilanc të saktë, pasi procesi do të shtrihet në tre vite, por tani kur është dhënë 30% e shumës, sinjalet e para duhet të ishin dhënë.Kreditë me probleme u rritën, hendeku i prodhimit u thellua, papunësia është në rritje, por, nga ana tjetër, optimizmi tebizneset dhe konsumatori ka shënuar shenja rigjallërimi.Huat me probleme në vend që të uleshinu rritën në tremujorin e tretë të këtij viti, në 24.88%. Në raport me fundin e 2013-s, ky tregues është rritur me 1.7 pikë përqindjeje.Banka e Shqipërisë, nga ana tjetër, pohon se, hendeku i prodhimit në ekonomi nuk është ulur, përkundrazi. Prania e kapaciteteve të pashfrytëzuara nga kompanitë po materializohet në norma ende të larta të papunësisë. Shkalla e papunësisëgjatë tremujorit të dytë të vitit qëndroi në nivelin mbi 17%, dukshëm më i lartë se fundi i vitit 2013. Edhe konsumi që kishte dhënë shenja rritjeje në tremujorin e parë, ka ulur ritmet. Tregtia me pakicë u rrit 4.2% në tremujorin e dytë, por ishte 1.5 pikë përqindje më pak se ritmet etremujorit të parë. Banka e Shqipërisëvlerëson se kjo rritje ka reflektuar kryesisht shpenzimetpër mallra të përditshëm, dhe më pak rritjen e shpenzimeve për shërbime dhe për mallra të qëndrueshëm.Gjithashtu burimet e financimit mësohet të kenë qenëremitancat dhe kredia konsumatore, të cilat kanë mbështetur shpenzimet e familjeve, pasi të ardhurat nga pagat kanë rënë.
Por ka disa shenja rigjallërimi në investimet private.Importi i makinerive dhe pajisjeveështë rritur mesatarisht me 5% për periudhën korrik-gusht, zë ky që lidhet ngushtësisht me investimet private në ekonomi.Gjithashtu kredia dhënë për qëllime investimi regjistroi rritje pozitive në këtë periudhë.
Si u shlyen
Deri në fund të shtatorit,Ministria e Financave ka alokuar rreth 25,9 miliardë lekë detyrime të prapambetura, ku përinvestimet publike janëdhënë 8.4 miliardë lekë,për rimbursimin e TVSH-së janë rreth 12.5 lekë dhe për sektorin energjetik rreth 4.4 miliardë lekë. Duke llogaritur edhe detyrimet e paguara në dhjetor 2013 përpersonat me aftësi të kufizuar, ku janë shlyer rreth 2 miliardë lekë dhe për sektorin e infrastrukturës rrugore 3miliardë lekë, në total, fatura e borxheve të vjetra të shlyera deri më tani arrin në mbi 33 miliardë lekë. Në buxhetin e vitit 2014, shuma totale që pritet të shlyhet është35 miliardë lekë.Sipas Ministrisë së Financave, për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura në zërin e investimeveështëprocesuar deri në vitin 2012 dhe po vazhdohet me shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të vitit 2013. Ndërsa përshlyerjen e detyrimeve të prapambetura për “shpenzimet korrente”, aktualisht janëshlyer detyrimet e prapambetura në sektorin e shëndetësisë dhe është në proces shlyerja e detyrimeve për sektorët e tjerë. Në kategorinë “të tjera”janë përfshirëdetyrimet e prapambetura për vendimet gjyqësore dhe shpronësimet. Kështu,torta e parave për shlyerjen e faturave është ndarë më së shumti ndërmjet kompanive qëkanëkryer punë publike dhe atyre që kanë përfituarnga rimbursimi i vonuar i TVSH-së.Pjesa tjetër kanë qenë fatura korrente të buxhetit, shlyerja të cilave e bën të vështirë leximin e efektit në ekonomi.
Kompanitë e ndërtimit shlyen borxhet
Të ardhurat që kompanitë e ndërtimit kanë përfituar nga shlyerja e detyrimeve tëprapambetura kanë shkuar më së shumti për shlyerjen e detyrimeve tatimore, kredive në banka, në dhënien e pagesave të prapambetura ndaj kontraktorëve dhe pjesa tjetër, në ato raste që ka tepruar, po përdoret për investime.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, debiti më i madh mësohet të jetë ndaj 15 kompanive, ku kryesojnë Gjoka Konstruksion dhe Tris Ndërtim. Fatura janë gati 10 milionë euro për secilën, ndërsa për kompanitë e tjera detyrimet disa milionë euro.
Sipas një investigimi në bilancet e kompanisë, Gjoka Konstruksion, si një nga firmat e mëdha ndaj të cilave ështëdebitore qeveria, janë shlyer deri më tani mbi 9 milionë euro detyrime nga më shumë se 10 milionë euro qëështë detyrimi total. Kjo shumë e shlyer u takon viteve deri më 2012, ndërsa ende mbetet ipaçelur fondi për faturat e 2012-s. Pjesa më madhe e këtij fondi mësohet të ketë shkuar për shlyerjen e kredive në banka. Kompania ka shlyer vetëm atë pjesë të kredisë që kishin kaluar afatet, ndërsa pjesa tjetër do tëpaguhet sipas kontratës këst pas kësti. Në këtë mënyrë kompania ka një likuiditet në dispozicion, një pjesë e të cilit ka shkuar për shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve dhe vlera e mbetur,qëështë rreth 20%, do të shkojë për investime.Mësohet se, kjo tepricë do të aktivizohet te hidrocentralet e vogla, pasi hapësira për të investuar në ndërtimin e rrugëve është ngushtuar,pasi fondet publike për ndërtimin e rrugëve janë ulur.
Pas ndërtuesve tëpallateve, kompanitë e rrugëve duhet të diversifikojnë aktivitetin për të mbijetuar. Shumë prej tyre po aktivizohen në sektorin e energjisë pikërisht në ndërtimin e HEC-eve të vogla.
Por ndërtuesit e veprave publike duket se do ta kenë më të vështirë se kompanitë nëpërftimin e vlerave të prapambetura. E para, ata kanë të ngurtësuar një fond garancie 5% të vlerës së investimit në llogari të qeverisë, i cili do të mund të kthehet mbrapsht vetëm kur rrugët të merren në dorëzim, pra të kolaudohen. Shumë prej këtyre rrugëve nuk kanë përfunduar dhe fondet qëndrojnë të ngrira për vite, si rezultat i investimeve me “pikatore” që aplikohen për një segment rrugor, punimet e të cilit zgjasin më vite.
Vështirësia e dytë lidhet me një proces auditi qëështë duke zhvilluar kompania Ernst& Yong, punimet janëkonform kushteve të kontratës. Kjo do të thotë se,nësegjerësia e rrugës dhe shtresat e asfaltit nuk janë në nivelet e përcaktuara në parametra, ndërtuesit do të duhet të kthejnë vlerat mbrapsht.
Fasonët krijuan rezervë për likuiditet
Bizneset e fasonit janë ndër përfituesit më të mëdhenj nga rimbursimi i TVSH-së së vonuar. Flamur Hoxha, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve Fason, thotë se rimbursimete prapambetura i kanëndihmuar së tepërmi bizneset e sektorit. Në themel të punës sëtyre janë shpenzimete përditshme, si qiratë dhe pagesat e punonjësve, të cilat zënë gati 80% të shpenzimeve të sektorit. Ndaj shumat e disbursuara nga qeveria po përdoren si rezervë likuiditeti, duke qenë se, klientët e huaj, për të cilët punojnëfasonët shqiptarë, nuk kanë qenë shumë korrektë me pagesat, të ndikuar edhe nga kriza ekonomike.Fasonistët pohojnë se, klima e biznesit është përmirësuar ndjeshëm nga shlyerjae detyrimeve të prapambetura dhe se optimizmi është rritur, sidomos pas gatishmërisë sëqeverisë për t’i shpallur ato si biznese me riks zero për rimbursimin e TVSH-së. Nëse ky proces ndodh automatikisht, sipas përcaktimeve të reja ligjore, atëherë biznesi i kësaj linje do të pësojë revolucion në aktivitetin e tij, tha Hoxha.
Biznesi i pasigurt
Bizneset dhe konsumatorët po vijojnë tëvuajnë sindromën e pesimizmit, duke mos aktivizuar rezervat monetare për investime dhe duke mos shpenzuar përtej nevojave të përditshme. Kjo sjellje e tyre,për një kohë të gjatë, ka nxjerrëjashtë kontureve efektin psikologjik duke e sjellë konsumin në nivele depresioni, çmimet afër deflacionit dheekonominëgati në stanjacion. Kjo sjellje u pohua pothuajse nga të gjitha kategoritë e biznesit, të cilët ende nuk po ndihen të sigurt për investimin e rezervave monetare, një pjesë e të cilave janë edhe detyrimet e prapambetura të qeverisë tëpërfituara tashmë.
Por Banka e Shqipërisë, në vlerësimet e saj tremujore për treguesin e besimit, ka raportuar rezultate pozitive vitin e fundit.Treguesi i ndjesisë ekonomik u rrit me 3.7 pikë në tremujorin e tretë të vitit 2014. Aktualisht, niveli itreguesit të besimit te biznesi është sa mesatarja e tij afatgjatë. Zhvillimet pozitive të këtij treguesi u përcaktuan nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, të ndërtimit dhe të shërbimeve, si dhe nga rritja e besimit të konsumatorëve gjatë tremujorit të tretë. Nga ana tjetër, rënia e besimit në sektorin e tregtisë dha një kontribut negativ. Gjithashtu besimi i konsumatorëve, në tremujorin e tretë të vitit 2014, u përmirësua për të dytin tremujor rresht. Niveli ioptimizmit aktualisht qëndron 3.5 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë, ku më së shumti ndikoi përmirësimi i balancës së pritjeve për situatën financiare të konsumatorëve dhe përmirësimi i balancës së blerjeve të mëdha. Mirëpo rezultatet e këtij optimizmi ende nuk janëpërçuar në ekonominë reale me të njëjtat doza si në anketimet e Bankës.
Vlerësimi i qeverisë
Ministria e Financave vlerëson se, procesi i deritanishëm i shlyerjes së detyrimeve të prapambetura i ka dhënë impakt pozitiv zhvillimit ekonomik të vendit, duke marrë në konsideratë që pjesa dërmuese e këtyre detyrimeve ka qenë ndaj bizneseve dhe kompanive të mëdha. Bizneset dhe kompanitë private, nëpërmjet këtij procesi, kanë mundur të shlyejnë detyrimet dhe pagesat që kanë pasur ndaj furnitorëve, punonjësve dhe bankave. Shlyerja e detyrimeve ndaj kompanive ka pasur efekt edhe në shlyerjen e detyrimeve fiskale që këto të fundit kanë pasur ndaj administratës tatimore, detyrime të cilat kanë qenë të konsiderueshme dhe i janë kthyer buxhetit të shtetit në formë të ardhurash, për të shërbyer më pas për investime dhe shërbime të ndryshme. Gjithashtu, një pjesë të konsiderueshme të pagesave të kryera në kuadër të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, kompanitë përfituese e kanë përdorur për vazhdimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të aktivitetit, çka sjell efekte pozitive edhe në rritjen e punësimit nga këto kompani.Ministri Cani beson se, zhvillimi dhe zbatimi i strategjisë për eliminimin e pjesës së detyrimeve të prapambetura dhe ndërmarrja e masave për të parandaluar akumulimin e mëtejshëm në të ardhmen është një hap i rëndësishëm për të rikthyer ekonominë te një rritje e fuqishme brenda një periudhe afatmesme, si dhe për të ndërtuar një marrëdhënie të re partneriteti dhe besueshmërie me qytetarët dhe biznesin. Aktualisht, procesi i shlyerjes së detyrimeve është përfshirë nënjë audit nga kompania Ernst & Young. Pasi kanë kontrolluar dokumentacionin në Ministrinë e Financave, ekspertët aktualisht gjenden në terren për të verifikuar, nëse kompanitëkanë kryer punimet sipas standardeve të parashikuara në kontrata. Nëse gjenden mangësi, pritet që aplikohet zbritje në shumat përkatëse sipas përllogaritjeve që do të dalin nga terreni. Ky audit, i cili është në përfundim,është bërë për vijimësinë e shlyerjes.
Nisur nga situata e vështirë në të cilën u gjendën financat publike, në shtator 2013, qeveria e re filloi punën me identifikimin e problematikave, ku spikasnin detyrimet e konsiderueshme financiare nga institucionet buxhetore dhe pamundësia e shlyerjes së tyre me buxhetin aktual. Detyra e parë ishte identifikimi dhe vlerësimi i tyre.Për këtë arsye, në muajin tetor 2013, u kontraktua shoqëria Deloitte për të ndërmarrë një proces vlerësimi në lidhje me kontratat qeveritare të pashlyera deri në fund të muajit gusht 2013. Deloitte zbardhi një vlerë borxhesh 25 miliardë lekë, por me faturat e tjera korrente të papaguara, detyrimet arritën në 75 miliardë lekë.
Dëmi që krijuan detyrimet
Paaftësia e një qeverie për të paguar detyrimet e saj financiare, brenda një kohë të shpejtë, pasi ato bëhen të kërkueshme, dhe si pasojë dhe akumulimi i një mase të madhe të detyrimeve financiare të prapambetura, i krijoi një dëm ekonomisë, vlerëson në një analizë të saj Ministria e Financave. Ndikimet përfshinë ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe rritjen e papunësisë, për sa kohë bizneset e varura nga kontratat qeveritare e pushuan ose e shtynë aktivitetin e tyre si rezultat i vonesave në pagesa ose vështirësive në mundësinë e kredive nga bankat tregtare. Shlyerjet e huave kundrejt bankave shfaqën dobësi për shkak të likuiditetit të kufizuar, si rezultat i rritjes së detyrimeve të prapambetura. Por ndikimet mbi likuiditetin në treg ishin edhe më të ashpra. Këta faktorë rezultuan në një ndikim dëmtues mbi kërkesën e përgjithshme dhe kufizuan aftësinë e qeverisë në përdorimin e politikës fiskale, si një mjet për stabilizimin makroekonomik. Nëse furnitorët e qeverisë marrin parasysh mundësinë e vonesave të gjata në marrjen e pagesave, ata mund të përpiqen të ulin riskun dhe koston shtesë të pagesave të vonuara, duke rritur përkatësisht çmimet e tyre, duke detyruar kështu qeverinë të paguajë çmimet mbi tregun për shërbimet e ofruara. Dhënia e shërbimeve publike, në disa raste, është ndalur plotësisht, pasi furnitorët kanë ndërprerë zbatimin e ndërtimit në projektet e investimeve për shkak të mospagesave, duke rezultuar në degradimin e disa investimeve, veçanërisht në sektorin rrugor. Ndërsa në rastet e vonesave të pagesave të asistencës sociale pati ndikim të drejtpërdrejtë në shtresat më të pambrojtura të shoqërisë, të cilat vuajnë si pasojë e vonesave në pagesat e përfitimeve.
Si do të parandalohen detyrimet e reja
Parandalimi i rikrijimit të detyrimeve të prapambetura po vlerësohet nga ministri Cani po aq i rëndësishëm sa shlyerja e tyre. Për këtë qëllim, qeveria ka zhvilluar një analizë të shkaqeve të pagesave të vonuara dhe do të miratojë masa specifike për të forcuar disiplinën buxhetore, kryesisht në drejtim të planifikimit buxhetor. Këto masa kërkojnë zbatimin me rigorozitet të kërkesave ligjore nga ana e titullarëve, nëpunësve autorizues. Sanksionet e parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi do të zbatohen në rastet e shkeljes së kërkesave ligjore e nënligjore. Masat për forcimin e disiplinës financiare përfshijnë, sigurimin e financimit të mjaftueshëm në vitin ushtrimor dhe në vitet në vazhdim përpara se të fillojë prokurimi. Si një masë e nevojshme kontrolli, regjistri i prokurimeve depozitohet zyrtarisht dhe elektronikisht në degën e thesarit, në fillim të çdo viti buxhetor, si dhe çdo rishikim i tij gjatë vitit. Në çdo rast, shuma totale e prokurimeve duhet të jetë e barabartë ose më e vogël se fondet e miratuara për vitin buxhetor ose për më shumë se një vit (për kontratat shumëvjeçare të investimeve).
Gjithashtu Këshilli i Ministrave do të miratojë kufijtë shumëvjeçarë të angazhimeve, si pjesë të dokumentit të buxhetit afatmesëm dhe në vitin 2015, këta kufij do të miratohen nga Kuvendi, si pjesë e ligjit të buxhetit vjetor, pas rishikimit të bazës ligjore për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë. Mbi këtë bazë, edhe respektimi i angazhimeve do të monitorohet dhe kontrollohet nëpërmjet sistemit informatik financiar të qeverisë (SIFQ). Që nga janari 2014, të gjithë urdhrat e prokurimit për mallrat, shërbimet dhe investimet e nxjerra gjatë vitit, përveç blerjeve emergjente me vlerë nën 10,000 lekë, duhet t’u përmbahen regjistrit të prokurimeve të dorëzuar në thesar dhe do të vulosen nga dega e thesarit të rrethit nëse ka fonde buxhetore në dispozicion të institucionit, përpara procedimit sipas rregullave të prokurimit publik. Për mallrat, shërbimet, për të cilat ka nisur procesi i tenderimit përpara hyrjes në fuqi të strategjisë, do të paraqitet kontrata në degën e thesarit, për t’u kontrolluar kundrejt fondeve disponibël.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.